Lajme Hyr

Lajme › Politike

Basha: Nuk e njohim reformën e njëanshme territoriale-administrative

Basha: Nuk e njohim reformën e njëanshme territoriale-administrative

KORÇE- "Nuk do të pranohet një refomë e njëanshme për interesa elektorale dhe se nuk do të ketë zgjedhje pa përcaktuar mekanizmat e nevojshme ligjore që pamundësojnë blerjen e votave." Keshtu eshte shprehur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i…

·

KORÇE- “Nuk do të pranohet një refomë e njëanshme për interesa elektorale dhe se nuk do të ketë zgjedhje pa përcaktuar mekanizmat e nevojshme ligjore që  pamundësojnë blerjen e votave.” 

Keshtu eshte shprehur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili është ndalur në Korçë në turin e kremtimit të 23 vjetorit të krijimit të degëve të PD në rrethe.  

Në fjalën e tij në këtë qytet, zoti Basha është ndalur në situatën e rëndë ekonomike dhe të pasigurisë me të cilat përballet çdo qytetar sot. 

Maxhoranca e re, sipas zotit Basha, duke shkelur çdo premtim elektoral ka futur vendin në krizë dhe e ka bërë më të pasigurt jetën e çdo shqiptari. 

Kjo maxhorancë, sipas kreut të demokratëve, me papergjegjshmëri ka në mendjen e saj jo mirëqenin e qytetarëve, por mënyrat se si mund të manipuloje rezultatet elektorale përmes reformës territoriale apo shitblerjes së votave .

“Premtuan ulje taksash, premtuan ulje çmimesh, premtuan 300 mijë vende të reja pune, premtuan shëndetësi falas, premtuan legalizime falas, premtuan një ekonomi të fortë, realiteti me të cilin përballen sot shqiptarët është ekonomi e dobët, e ardhme e pasigurt, asnjë vend i ri pune, por shumë vende pune janë mbyllur, njerëzit  janë flakur në rrugë. 

Çmimet po rriten, pasiguria mbizotëron jetën e shqiptarit, i majtë apo i djathtë, votues apo jo i koalicionit të mashtrimit me 23 qershor.  Cila është moto e tyre? fajin e ka opozita, fajin e ka ekstremistët europianë, vetëm ne s’kemi faj. 

Mesa shihet nuk e vrasin mendjen, sepse kanë në mendje dy gjëra: Salamandrat elektorale përmes reformës të njëanshme territoriale-administrative në një anë dhe shitblerjen e votës që eksperimentuan në Korçë në muajin nëntor, në anën tjetër.”deklaroi lideri i demokrateve Lulzim Basha

Prerë dhe qartë, lideri i opozitës shprehu nga Korça qëndrimin e tij se nuk do të pranohet një refomë e njëanshme për interesa elektorale dhe se nuk do të ketë zgjedhje pa përcaktuar mekanizmat e nevojshme ligjore që  pamundësojnë blerjen e votave.

“Partia Demokratike, demokratët, opozita, paralajmëron jo vetëm mosnjohjen e çdo produkti të njëanshëm të  reformës territoriale-administrative, por edhe një kundërshtim të fuqishëm mbarë popullor, të reformës arbitrare për interesa të fëlliqura elektorale. 

Në emër të të gjithë demokratëve paralajmërojmë edhe një herë nga Korça se nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri pa gjetur zgjidhjet dhe rrugën që e bëjnë të pamundur blerjen e votave,  përdorimin e parave të korrupsionit dhe krimit për të tjetërsuar vullnetin e lirë të zgjedhësve shqiptarë” theksoi zoti Basha.

LSI Opoziten per reformen administrative - territoriale
-Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri ftesë sot opozitës që në kuadër të reformës administrativo- territoriale të bëhet pjesë e komisionit të posacëm parlamentar të ngritur për këtë arsye. "Të jetë pjesë e rëndësishme kontributore për të bërë të mundur që të gjithë sëbashku përmes një konsensusi, partneriteti dhe bashkëpunimi serioz të realizojmë reformën administrative-territoriale", u shpreh në një konferencë për shtyp, sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama.

317 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?