Bashkia e Tiranës trgon prioritetet për programin buxhetor 2014-2016

Bashkia e Tiranës ka dorëzuar në Këshillin Bashkiak, programin buxhetor afat-mesëm 2014-2016.Nder projektet strategjike te Bashkise renditen qe nga Zgjatimi i bulevardit kryesor dhe rehabilitimi i Lumit të Tiranës; Terminali multimodal i Tiranës; Linja e tramit Kinostudio – Kombinat dhe…
Ndaje
Bashkia e Tiranës ka dorëzuar në Këshillin Bashkiak, programin buxhetor afat-mesëm 2014-2016.
Nder projektet strategjike te Bashkise renditen qe nga Zgjatimi i bulevardit kryesor dhe rehabilitimi i Lumit të Tiranës; Terminali multimodal i Tiranës; Linja e tramit Kinostudio – Kombinat dhe studimi i fizibilitetit për 2 linjat e tjera të tramit dhe Menaxhimi dhe trajtimi i mbetjeve, në partneritet publik – privat;
Ne nje njoftim per media, bashkia sqaron se gjashte jane shtyllat kryesore ne te cilat mbeshtetet hartimi i buxhetit; zhvillimi ekonomik i qytetit; nxitja e punësimit dhe sipërmarrjes; ndërtimi i veprave të mëdha publike; ofrimi i shërbimeve cilësore për qytetarët; mbrojtja e konsumatorit dhe ofrimi i mbështetjes për shtresat në nevojë;
Projekte strategjike:
- Zgjatimi i bulevardit kryesor dhe rehabilitimi i Lumit të Tiranës;
- Terminali multimodal i Tiranës;
- Linja e tramit Kinostudio – Kombinat dhe studimi i fizibilitetit për 2 linjat e tjera të
tramit;
- Menaxhimi dhe trajtimi i mbetjeve, në partneritet publik – privat;
Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit të Bashkisë do të shkojë për kompensimin e pronarëve që do të shpronësohen për realizimin e projekteve strategjike. Bashkia e Tiranës e ka mbyllur kapitullin e shpronësimit pa kompensim në qytetin e Tiranës.
Ndërhyrjet në infrastrukturën e qytetit:
- Rrugët dhe transporti publik;
- Rehabilitimin e 95 km (470 725 m²) të rrjetit rrugor urban kryesor, dytësor dhe lokal;
- Rikonstruksionin e 69 km (345 315m²) të rrjetit rrugor urban dytësor, lokal dhe rrugica;
ndërtimin dhe përmirësimin e rreth 162 km (319 670 m²) trotuare, në të gjithë rrjetin rrugor;
- mbjelljen e rreth 18 850 pemëve në rrugët e reja;
- Ndërtimi i rreth 68 km rrjete inxhinierike (KUZ dhe KUB) në rrugët e reja;
- Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor, sipas standardeve bashkëkohore për rreth 100 km rrugë;
- Do t’i jepet prioritet mjeteve të shërbimit publik, lëvizjes me biçikleta dhe lëvizjes këmbësore;
- Do të ndërhyhet për të krijuar korsitë e dedikuara për biçikletat dhe bus;
- Do të përmirësohen kapacitetet e kryqëzimeve, gjë që do të sjellë lehtësimin e menjëhershëm të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, nëpër nyjet e rrjetit rrugor;
- Rritja e sigurisë rrugore do të realizohet në disa nivele, duke filluar plotësimin e rrugëve me sinjalistikë vertikale si dhe duke riorganizuar qarkullimin e trafikut nëpër blloqet e banimit;
- Do të vijojë zbatimi i projektit të sinjalistikës horizontale/vijëzimi në të gjithë qytetin;
Shërbimet publike vendore:
- Rehabilitimi dhe rikonstruksioni i 82.5 km rrugë nëpër blloqe banimi;
- Ndërtimi dhe përmirësimi i rreth 127,450 m² sipërfaqe të gjelbra dhe ambiente çlodhëse;
- Ndërtimi i 9 këndeve të reja sportive;
- Krijimi i rreth 10,000 m² hapësira për parking;
- Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza me gjatësi 3.5 km;
- Mbjellja e rreth 5.740 pemëve të reja;
- Ndërtimi i rreth 74 km rrjete inxhinjerike (KUZ dhe KUB);
- Sigurimi i një ndriçimi sipas standardeve bashkëkohore për rreth 350 ha blloqe banimi;
Arsimi parauniversitar:
-Rikonstruksioni i 4 kopshteve;
- Ndёrtimi i 5 kopshteve të rinj (kopsht i integruar);
- Rikonstruksioni i 14 shkollave 9- vjeçare;
- Ndёrtimi i 3 shkollave tё reja 9- vjeçare;
- Rikonstruksioni i 2 shkollave të mesme;
- Ndёrtimi i 2 shkollave të mesme tё reja;
Rikonstruksion i shkollës speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara;
- Ndёrtimi i 4 palestrave tё reja dhe rikonstruksioni i 2420 m² palestra ekzistuese;
- Shtimi i 34 laboratorёve tё rinj;
- Sistemimi, rikonstruksioni apo riformulimi si dhe gjelbërimi i 52,347 m² sipёrfaqe oborri tё shkollave të mesme dhe 9-vjeçare dhe 5,892 m² sipёrfaqe tё territoreve tё kopshteve;
- Instalimi i sistemit të ngrohjes në 11 objekte që do të rikonstruktohen;
- Instalimi i sistemit të ngrohjes në 11 objekte të reja që do të ndërtohen;
- Vënia në funksionim të plotë dhe eficencë i sistemit të ngrohjes në 92% të objekteve arsimore; Nga këto ndërhyrje do të përfitojnë: 13 632 nxёnёs tё shkollave 9- vjeçare; 2177 nxёnёs të shkollave tё mesme; 1251 fёmijё tё kopshteve;
Kujdesi social:
-Ndёrtimi i 3 çerdheve tё reja;
-Rikonstruksioni i 5 çerdheve ekzistuese;
-Instalimi i sistemit të ngrohjes në një çerdhe ekzistuese dhe në 11 çerdhe të reja;
-Vënia në funksionim të plotë dhe eficencë të sistemit të ngrohjes në 100% të çerdheve;
Nga këto ndërhyrje do të përfitojnë: -
-Nga rikonstruksioni i çerdheve ekzistuese përfitojnë rreth 455 fëmijë;
- Shtimi i objekteve të reja do të mundësojë shtimin me rreth 800 fëmijë;
Për vitin 2014 do të vijojë të ofrohet fondi i garancisë për kredi që do të ofrohen për bizneset e reja të drejtuara nga të rinj.
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.