Qeveria pro martesave gay. Totozani: Të vendosur ta çojmë deri në fund

Debati për martesat gay ka gjetur mbështetjen e qeverisë. Propozimi i Avokatit të Popullit, Igli Totozani është mirëpritur nga ana e ministrit Erion Veliaj, por edhe zëvendësministres së Brendshme, Elona Gjebrea.Sipas Veliajt, debati i iniciuar nga institucioni i Avokatit të…
Ndaje
Debati për martesat gay ka gjetur mbështetjen e qeverisë. Propozimi i Avokatit të Popullit, Igli Totozani është mirëpritur nga ana e ministrit Erion Veliaj, por edhe zëvendësministres së Brendshme, Elona Gjebrea.
Sipas Veliajt, debati i iniciuar nga institucioni i Avokatit të Popullit është pozitiv për një shoqëri që kërkon të demokratizohet.
“Dëgjova që edhe në fundjavë institucioni i Avokatit të Popullit kishte provokuar një debat dhe për të gjithë ata që ndihen keq kur provokojmë debate unë besoj se duhet të ndajmë mendjen, do ankohemi për një shoqëri ku asnjë gjë nuk ndryshon apo do të respektojmë ato hapësira dhe ato debatë që hapen për të emancipuar këtë shoqëri?”- tha Veliaj.
Me tone pozitive nisma është vlerësuar edhe nga numri dy i Ministrisë së Brendshme, Elona Gjebrea.
“Dëshiroj që të shpreh edhe mbështetjen time përsa i përket debatit të fundit politik. Sigurisht të drejtat e çdo grupi janë të drejta e individit, janë të drejtat e shoqërisë.
Duhet të bashkohemi të gjithë sepse jemi individë, pjesë e shoqërisë”, ka thënë Gjebrea.
Pavarësisht reagimeve të shumta kundërshtuese, Avokati i Popullit, Igli Totozani, nuk tërhiqet nga propozimi për martesat gay. Ai ka thënë se këtij propozimi do t’i shkohet deri në fund.
“Po si mund të kem mbetur i vetëm në një debat për të drejtat e njeriut? Mendoni se nuk ka në Shqipëri asnjë njeri tjetër përveç meje që të mendojë për të drejtat e njeriut?
Mendoj se do jemi shumë dhe jemi shumë. Ne do të propozojmë pranë institucioneve shtetërore çfarëdo rekomandimi që do të synojë brenda kompetencave tona ligjore të përmirësojë jetën dhe dinjitetin e qytetarëve të këtij vendi”, ka thënë Totozani.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.