Lajme Hyr

Lajme › Politike

"Nënpunësi Civil",Opozita braktis Kuvendin: U hodh në erë konsensusi

"Nënpunësi Civil",Opozita braktis Kuvendin: U hodh në erë konsensusi

Opozita ka braktisur seancen e sotme te Kuvendit, duke mos u bere pjese e rendit te dites.Kreu i grupit parlamentar te PD-se, duke folur ne emer te opozites, nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar Ramen per hedhje ne ere te…

·

Opozita ka braktisur seancen e sotme te Kuvendit, duke mos u bere pjese e rendit te dites.

Kreu i grupit parlamentar te PD-se, duke folur ne emer te opozites, nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar Ramen per hedhje ne ere te konsensusit te arritur, duke shtyre me 6 muaj zbatimin e ligjit per nepunesin civil.

Sipas Palokes, vendimet e marra jane antikushtetuese.
“Rama dhe Koco gjejne kohe te ndajne sinoret, ‘une mora bjonden, ti merr brunen’. Keto jane pazaret qe rendojne sot ne kurriz te shqiptareve.

Rama eshte nje personazh pjelle e konfliktit, ai vetem ka llogaritur interesat e tij, edhe kur ato kane qene me pasoja te renda per shqiptaret.

Ju keni vendosur qe jashteqitjen e Rames ne qeveri ta kaloni per ta permjere ketu ne Parlament. Do ta beni se as kjo e as marrja me qira e blerja e deputeteve nuk e zgjidh problemin”- tha Paloka.

Berisha: Bashkëkryetari Rama preu urat me opozitën. Akti më i rëndë në 23 vjet pluralizëm
Ne nje deklarate per mediat jashte salles se Kuvendit, Berisha ka akuzuar Ramen per shkelmim te konsensusit, si aktin me te rende ne 23 vite te pluralizimit shqiptar.

“Në historinë 23 vjecare të marrëdhënieve të forcave të mëdha politike ky është akti më i rëndë në tërë ekzistencën e pluralizmit. Të gjithë ata që kanë ndjekur zhvillimet e vështira demokratike në vend por në tërësi të suksesshme e kanë të qartë se këto zhvillime kanë pasur në bazë ligjet e vendit, kushtetutën dhe konsensusin.

Në doktrinën kushtetuese konsensusi ka vlerën e normës kushtetuese, ka rëndësinë e një norme të çmuar. Pavarësisht nga kundërshtitë madhore ai është nderuar dhe ka bërë të mundur të kapërcehen vështirësi të mëdha e serioze, shumë më serioze se kjo e tashmja, në një armiqësi të egër të paimagjinueshme ndaj opozitës qeveria që është në cdo rast përfituese, në një konsensus shkelmon me harbutëri konsensusin me opozitën dhe con në zero ashtu si do bashkëkryetari i maxhorancën marrëdhëniet me opozitën, ky është akt shumë i rrezikshëm. Por aktet që vijnë pas janë të paparashikueshme, nëse shkelmon konsensusin ti i pret asaj cdo mundesi që të merreshe vesh me të.

Ata që bën këtë veprim nuk duhet ta ndërmerrnin kurrë, ne kishim të garantuar statusin e vendin kandidat, duhet të luftonin për hapjen e negociatave në dhjetor, por nëse ecet me këtë vullnet të ligë për të cuar vendin drejt stabilizimit, se ti pret urat me opzitën, por bën gabimin fatal”- tha Berisha.

“Zoti Berisha eshte thjesht nje deputet dhe anetar i PD dhe une do te mbeshtes te gjitha vendimet e opozites, por vendimet e krereve te opozites jane njera ane, shkelja e konsensusit eshte gabim fatal”- ka thene ai, i pyetur per hapat e metejshme qe do te ndjeke opozita shqiptare.

292 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?