Lajme Hyr

Lajme › Politike

Cfarë ndodh pas dyerve të mbyllura?

Cfarë ndodh pas dyerve të mbyllura?

Qeveria re e cila pritet të marrë detyrën në fillim të këtij muaji u mblodh dje në qytetin e Shkodrës për të dytën herë radhazi. Në një mbledhje që zgjati katër orë nuk pati as katër minuta komunikim median, ndërsa…

·

Qeveria re e cila pritet të marrë detyrën në fillim të këtij muaji u mblodh dje në qytetin e Shkodrës për të dytën herë radhazi. 

Në një mbledhje që zgjati katër orë nuk pati as katër minuta komunikim median, ndërsa ai pak informacion që qarkullon si telefon i prishur nga njëra media në tjetrën është i përgjithshëm dhe i njëllojtë. 

Të gjitha mediat flasin me gojën e një burimi pranë stafit të Ramës, sipas të cilit mbledhja bëhet për 300 ditët e para të qeverisjes dhe çdo ministër po paraqet e planet e tij të punës. 

Ndoshta stafi i Ramës nuk e ka parë të arsyeshme të thotë se çfarë konkretisht u diskutua, cilat do të jenë prioritetet e këtyre 300 ditëve, cili ministër ka një plan pune, cili nuk e ka, ata që e kanë çfarë kanë parashikuar të bëjnë? 

Nga pikpamja mediatike qeveria “Rama” deri më tani po bën lajm vetëm për vendndodhjen e mbledhjeve, ndërsa për publikun ka vetëm imazhin se kjo qeveri mezi po pret të marrë detyrën, aq sa nuk humb kohë, por disa punë po i bën para se të nisë punën. 

Sot (e martë) është dita e dytë e mbledhjes maratonë në Shkodër, ku mediat me një vemendje të justifikuar kërkojnë më shumë “miell” për lajmin. Në pritje të transparencës, për hir të transparencës kamerat rrinë tek Hotel Coloseu.

431 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?