Lajme Hyr

Lajme › Sociale

Nis ndërtimi i Xhamisë së madhe të Tiranës

Nis ndërtimi i Xhamisë së madhe të Tiranës

Është inaguruar sot vendosja e gurit të parë në xhaminë e Namazgjasë. Xhamia do të ngrihet në sheshin e Namazgjasë. Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, e ka konsideruar këtë ditë si një ditë historike jo vetëm për besimtarët myslimanë…

·

Është inaguruar sot vendosja e gurit të parë në xhaminë e Namazgjasë. Xhamia do të ngrihet në sheshin e Namazgjasë. Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, e ka konsideruar këtë ditë si një ditë historike jo vetëm për besimtarët myslimanë, por për mbarë shqiptarët kudo që janë.

“Fillimi i punimeve për ndërtimin e Xhamisë së madhe të Tiranës është një ngjarje historike. Namazgjaja ku jemi sot është shprehje e shpirti të madh e bujar e atyre besimtarëve myslimanë që dhanë për fenë e popullin.

E lus zotin e lartësuar të na e lehtësojë punën tonë në të gjithë proceset e punës për nderimin e xhamisë së madhe”, tha Muça në ceremoni.Kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha se sot u vendos në vend një e drejtë e mohuar për 20 vjet.

“Për Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët kjo ditë është dita e lindjes së profetit Muhamed, burrit që së bashku me Jezu Krishtin dhe Budën i dhanë tokës kuptimin e madh të zotit, kjo është dhe do mbetet një ditë e madhe e rëndësishme, ditë në të cilën ne inaugurojmë ndërtimin e xhamisë më të madhe, të kryeqytetit dhe vendit në tërë historinë e tij.

Kjo ngjarje është e madhe edhe në një aspekt tjetër. Sot ne ndahemi nga qëndrimet paragjykuese, të inspiruara nga ateizmi dhe ideologjitë e tij, të cilat penguan për 20 vjet ndërtimin e kësaj xhamie kaq shumë të domosdoshme për besimtaret myslimanë në Tiranë, por edhe si një detyrim i madh për të rivendosur të drejta të shkelmuara në vendin që meritojnë.

22 vjet më parë me themelimin e partisë së parë opozitare ne shpallëm si parim themelor që aty ku janë, aty ku jetojnë 4 të krishterë të ndërtohet një kishë, aty ku janë 4 myslimanë një xhami, aty ku janë 4 bektashinj një teqe. Ne shpallëm respektin e palëkundur ndaj feve”, tha kryeministri.

Ndërsa kryebashkiaku Lulzim Basha fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie e konsideroi një premtim të mbajtur të Bashkisë së Tiranës për një objekt që tashmë i kishte ardhur koha të kompletonte mozaikun e objekteve të kultit në kryeqytet.

“Besimi dhe dashura na sollën deri këtu, për mua besimi që më dhanë qytetarët ishte celësi për bashkëpunim me këtë komunitet dhe gjithë faktorët e tjerë që bënë të mundur fillimin e punimeve. Tirana është model i bashkëjetesës fetare.

Koha kishte ardhur që edhe xhamia e madhe të ishte realitet në Shqipëri, Ndjej keqardhje për kohën e gjatë që kemi humbur. Por sot kompletojmë mozaikun e objekteve të kultit dhe shënojmë një premtim të mbajtur para këtij komuniteti dhe zotit të madh”, tha ai.

453 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?