Lajme Hyr

Lajme › Politike

Marrëveshja PS-LSI, ja ç’farë i ka ofruar Rama-Metës

Marrëveshja PS-LSI, ja ç’farë i ka ofruar Rama-Metës

Në marrëveshjen e arritur mes Edi Ramës dhe Ilir Metës më 28 mars, është rënë dakord edhe për ndarjen e zonave të influencës dhe emrat e kandidatëve të LSI-së që do të përfshihen në listat e PS-së, për të dalë…

·

Në marrëveshjen e arritur mes Edi Ramës dhe Ilir Metës më 28 mars, është rënë dakord edhe për ndarjen e zonave të influencës dhe emrat e kandidatëve të LSI-së që do të përfshihen në listat e PS-së, për të dalë të sigurtë deputetë.

Kështu, sipas gazetës “Shqip”, tre emrat e LSI-së që do të përfshihen në listat e PS-së janë Petrit Vasili, Edmond Haxhinasto dhe Vangjel Tavo. Vasili do të vendoset në listën e PS-së në Korçë, Haxhinasto në Elbasan, ndërsa Tavo në Gjirokastër.

Sipas marrëveshjes, nëse opozita vjen në pushtet, LSI pritet të marrë tre ministry. Bëhet fjalë për Ministrinë e Ekonomisë, atë të Transporteve dhe të Drejtësisë.

“Shqip” pohon se bisedimet mes Ramës dhe Metës kanë zgjatur prej muajsh, ndërsa në bisedimet finale ka marrë pjesë edhe një personalitet i lartë ndërkombëtar./b.l

490 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?