Lajme Hyr

Lajme › Ekonomi

Puna në të zezë, gati projektligji, parashikohen supergjoba

Puna në të zezë, gati projektligji, parashikohen supergjoba

Qeveria ka përgatitur një paketë të re fiskale, e cila prek një pjesë të gjerë biznesesh duke ndryshuar disa taksa dhe procedura tatimore njëherazi. Draftet e diskutuara në Këshillin Konsultativ të Biznesit së pari rrisin masat represive mbi bizneset që…

·

Qeveria ka përgatitur një paketë të re fiskale, e cila prek një pjesë të gjerë biznesesh duke ndryshuar disa taksa dhe procedura tatimore njëherazi.

Draftet e diskutuara në Këshillin Konsultativ të Biznesit së pari rrisin masat represive mbi bizneset që nuk deklarojnë të punësuarit, duke pesëfishuar nivelin e gjobës në 500 mijë lekë.

"I kemi ulur në mënyrë të ndjeshme koston si punëdhënësve, si punëmarrësve për sigurinë e punonjësve, por nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që edhe kjo kosto minimale të mos paguhet", tha zëvendësministri i Financave, Alfred Rrushaj.

Masa e dytë është ajo që tenton të kufizojë prerjen masive të pyjeve, përmes vendosjes së një takse prej 30 për qind mbi eksportet e lëndëve drusore.

"Ajo cfarë është konstatuar në vitet e fundit është një rritje e madhe e eksportit të lëndës drusore. Priten pyjet dhe eksportohen për dru zjarri. Kostoja që shtohet është një kosto që do të përjashtonte përdorimin e lëndëve tona drusore si dru zjarri në tregjet e huaja", tha Rrushaj.

Edhe mbledhja e taksës së biznesit të vogël do të ndryshojë dhe nuk do të mblidhet më nga inspektorët e bashkive dhe komunave por nga tatimet qendrore, ndonëse të ardhurat do shkojnë sërish për pushtetin vendor.

"Ne kemi dorëzuar që kjo taksë të mblidhet nga administrata tatimore, duke mbajtur një komision në masën 3 për qind", tha zëvendësministri.

Një tjetër draft i diskutuar është edhe ai që heq Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për makineritë dhe pajisjet, por Qeveria parlajmërojë se do të kufizojë listën e tyre për të mos lejuar abuzimet. Po kështu zëvendësministri Rrushaj tha se në paketën e re fiskale është parashikuar edhe heqjen e tarifës doganore prej 10 për qind për kafenë e papërpunuar.

630 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?