Lajme Hyr

Lajme › Ekonomi

Është koha për një ndarje të re administrative

Është koha për një ndarje të re administrative

TIRANE- Kryebashkiaku i Tiranës, njëherësh kryetar i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Lulzim Basha ka risjellë në vëmendje domosdoshmërinë e një ndarje të re administrative e cila do të rrisë efiçencën e shërbimeve ndaj qytetarëve.Deklaraten Basha e ka bere sot…

·

TIRANE- Kryebashkiaku i Tiranës, njëherësh kryetar i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Lulzim Basha ka risjellë në vëmendje domosdoshmërinë e një ndarje të re administrative e cila do të rrisë efiçencën e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Deklaraten Basha e ka bere sot ne konferencën për decentralizimin fiskal, organizuar nga USAID.

“Prej kohësh, ne e kemi thënë nën zë, por shpesh herë edhe me zë të lartë, se ka ardhur koha të rikonceptojmë ndarjen administrative të vendit. 

Sot, them se çdo përpjekje për të ecur përpara me reformën e decentralizimit fiskal, pa rishikuar në thelb këtë situatë që shkakton probleme të mëdha të efiçencës dhe administrimit, do të ishte gjysmake. Shpresoj dhe uroj që reforma e decentralizimit fiskal të bazohet fort në një konsensus politik, për një ndarje të re administrative të territorit të Shqipërisë, që t’u përgjigjet më mirë nevojave të qytetarëve”- tha Basha.

Sipas tij ka mënyra për ta bërë këtë, pa e politizuar, për ta konceptuar sëbashku dhe për ta shtrirë në kohë hyrjen në fuqi.

“Askush të mos projektojë apo imagjinojë efekte afatshkurtra elektorale, por të gjithë sëbashku, të bëjmë atë për të cilën zotohemi ditë për ditë, pavarësisht nga krahu politik të cilin përfaqësojmë, shërbim më të mirë ndaj qytetarëve” – u shpreh Basha.

Duke u ndalur tek reforma e decentralizimit fiskl, ai ka mbështetur në fjalën e tij, idenë e përqëndrimi të mbledhjes së taksave në një trupë të vetme dhe më pas të ndahet në mënyrë proporcionale, te bashkitë dhe komunat e vendit.

694 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?