Shënohet 86 vjetori i Lek-ut (Historiku i valutës)

86-vjetori i monedhës kombëtare shqiptare i është bashkuar këtij viti jubilar të 100-vjetorit të pavarësisë me një aktivitet të ndryshëm kushtuar fëmijëve dhe të rinjve me qëllim ndërgjegjësimin e tyre, lidhur me historinë dhe vlerat e monedhës kombëtare ndër vite.Nëpërmjet…
Ndaje
86-vjetori i monedhës kombëtare shqiptare i është bashkuar këtij viti jubilar të 100-vjetorit të pavarësisë me një aktivitet të ndryshëm kushtuar fëmijëve dhe të rinjve me qëllim ndërgjegjësimin e tyre, lidhur me historinë dhe vlerat e monedhës kombëtare ndër vite.
Nëpërmjet materialeve të shkruara dhe audio-vizive fëmijët u njohën me historinë dhe funksionet e parasë, si mjet pagese si edhe elementët e sigurisë së kartëmonedhave dhe simbolikave të tyre.
Kartëmonedhat aktuale përfshijnë këto periudha, kartëmonedha 2000 lekëshe përfaqëson epokën ilire me portret Mbretin ilir Genti, kartëmonedha 5000 lekëshe përfaqëson periudhën e Skënderbeut me portretin e tij, ajo 1000 lekë përfaqëson mesjetën me portret Pjetër Bogdanin.
Kartëmonedha 200 lekë përfaqëson Rilindjen me portret të Naim Frashërit, ajo 500 lekëshe përfaqëson pavarësinë me portret Ismail Qemalin.
Historiku i valutes LEK
Deri më 1912, Shqipëria përdorte Lira Turke, valutën Otomane. Pas pavarësisë, një periudhë e kaosit politik vonoi paraqitjen e një valute kombëtare deri më 1926. Gjatë kësaj kohe, shumë valuta të jashtme qarkulluan, veçantërisht ato të Unionit Monetar Latin. Ca para letër u prodhua gjatë kësaj kohe [2]. Kartëmonedhat u prodhuan për Beratin, Gjirokastër, Korçën, Shkodrën dhe Vlorën. Denominimet përfshinin para dhe grosh (baraz me nën-njësitë e lirës Turke), Lirës Italiane, franga argjent , frankës, qint, qindtar dhe skender. Shihni Franga Korçare, Skender Korçar dhe Franku Vlonjak për më shumë.
Ne keto kushte ekonomistë vendas dhe specialistë të huaj dhanë alarmin se, nuk mund të ecej më me këtë gjendje. Në këto kushte në Parlamentin shqiptar, në vitin 1923 u diskutua për një monedhë shqiptare, të emërtuar me një emër shqip. Propozimi erdhi nga vetë Zogu, dhe po vetë ai tha edhe emrin që do të mbante monedha në të ardhmen. Do ta quajmë Lek, tha ai, në nder të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, mbretit shqiptaro-maqedonas, që ndryshe quhet edhe Leka i Madh ndër shqiptarët. Propozimi u prit me duartrokitje dhe u miratua menjëherë, por puna vazhdoi gjatë, dhe vetëm në vitin 1926 me 28 mars filloi prerja e parë e lekut nga Banka Kombëtare Shqiptare. Kjo ishte 5-lekshi e barabartë me 1 frang ari të mëparshme. Në anën kryesore mbante portretin e Mbretit Zog, ndërsa pas një fshatar duke ngarë një pendë qe. Në të shkruhej Shqipni-Albania.

Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.