Lajme Hyr

Lajme › Ekonomi

Licensa e dytë 3G

Sot është zhvilluar tenderi per licencen e dyte te teknologjise 3G. Ne gare moren pjese 2 kompani celulare, kompania AMC e cila ofroi 15.1 milion euro dhe Eagle Mobile rreth 12. 9 milion euro. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike pritet te…

·

Sot është zhvilluar tenderi per licencen e dyte te teknologjise 3G. Ne gare moren pjese 2 kompani celulare, kompania AMC e cila ofroi 15.1 milion euro dhe Eagle Mobile rreth 12. 9 milion euro. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike pritet te shpalle fituesin brenda 5 ditesh. Komisioni i Vlerësimit të ofertave  do të shpallë fituesin brenda 5 ditëve sipas afatit që përcakton ligji. Gjasat janë që AMC, e cila ofroi cmimin më të lartë të bëhet kompania e dytë me shërbimin 3G pas Vodafone, që në nëntor të vitit të kaluar i pagoi qeverisë 31.4 milionë euro për të qenë operatori i parë në treg me këtë shërbim. "Komisioni mund të nisë të shohë vlefshmërinë e ofertave dhe më pas të shpallë edhe fituesin", tha Alfred Kote, kryetar i Vlerësimit të Ofertave.Nëse Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do e shpallë të vlefshëm ankandin dhe ofertat e Komisioni mund të nisë të shohë vlefshmërinë e ofertave dhe më pas të shpallë edhe fituesinAlfred KoteKryetar i Vlerësimit të Ofertave dy kompanive, paratë e licencës, që shkojnë si të ardhura shtesë në buxhet janë frymarrje për financat e drobitura të qeverisë, e cila u detyrua të ndërmerrte masa drastike këtë vit për të mbajtur nën kontroll borxhin. Kursi kërcënon borxhinZhvlerësimi i lekut ndaj euros nuk ka përkeqësuar vetëm buxhetet e familjarëve që kanë kredi në valutë, por prej kohesh po rëndon edhe qeverinë.Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit, zhvlerësimi i lekut ndaj monedhave të huaja e rriti borxhin e vendit me 38 milionë dollarë.Dhe kjo është rritja më e ulët, pasi dy vitet e mëparshme efekti i kursit të këmbimit në rritjen e detyrimeve të Shqipërisë ndaj vendeve të tjera ka qenë disa herë më i fortë.Në vitin 2009 zhvlerësimi historik i lekut ndaj euros e rriti borxhin publik të vendit me 2.5 për qind të produktit kombëtar.Detyrimet e Shqipërisë ndaj vendeve të tjera atë vit u rritën me 250 milionë dollarë vetëm nga zhvlerësimi i lekut.Efekti i kursit të këmbimit në borxhin publik tani është bërë shqetësim jo i vogël për qeverinë, e cila të ardhurat nga taksat i mbledh në lekë, ndërsa detyrimet e huaja duhet t’i paguajë në valutë, e kryesisht në euro. 

1.045 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?