Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
AAAA

Braun I Dërgon Mesazh Berishës!

Recommended Posts

Braun i dërgon mesazh Berishës !

 

 

• Kryeministri Sali Berisha ka marrë dje një mesazh përshëndetës nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Gordon Braun.

 

Në këtë mesazh kryeministri anglez vlerëson luftën e përbashkët mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. "Ju falënderoj shumë për letrën tuaj, dërguar më 4 korrik. Marrëdhëniet e ngushta që Mbretëria e Bashkuar ka me Shqipërinë janë të një rëndësie të veçantë dhe ajo që unë shpresoj është që ato të forcohen vazhdimisht. Unë vlerësoj në veçanti luftën tonë të përbashkët kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe kundër terrorizmit ndërkombëtar. Siç jeni në dijeni, Mbretëria e Bashkuar është një mbështetës i fuqishëm i objektivave të Shqipërisë për integrimin në NATO. Po interesohem nga afër mbi progresin e Shqipërisë dhe shpresoj që Ju do të vazhdoni të realizoni reformat që ju janë kërkuar me pikësynim ftesën për Shqipërinë në Samitin e NATO-s në Bukuresht", thuhet në mesazhin e kryeministrit britanik. Sipas Braun "ju falënderoj përzemërsisht për ftesën që më keni bërë për të vizituar Shqipërinë. Për momentin axhenda ime është e plotë, por unë shpresoj se do të jetë e mundur një vizitë e imja në të ardhmen".

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...