Blog
9°Tiranë
Hyr

Blog › Kuriozitete

Interesante / Ja çfarë shkruante Mihal Grameno për...UFO-t

Emri i Mihal Gramenos lidhet ngusht me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe me çetën e Çerçiz Topullit, por që të ketë dëshmuar dhe për UFO-t, është mësuar sëfundmi.I gjendur në çetën e patriotit tjetër, Çerçiz Topulli, gjatë viteve 1908-1909, në luftën…

·

Interesante / Ja çfarë shkruante Mihal Grameno për...UFO-t
Emri i Mihal Gramenos lidhet ngusht me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe me çetën e Çerçiz Topullit, por që të ketë dëshmuar dhe për UFO-t, është mësuar sëfundmi.

I gjendur në çetën e patriotit tjetër, Çerçiz Topulli, gjatë viteve 1908-1909, në luftën për liri e pavarsi ndaj pushtuesve Osmanë, patrioti Korçar si njeri i shkolluar që ishte, që dinte shkrim e këndim dhe më gjërë, ka mbajtur gjatë këtyre viteve dhe ditar.

Dhe në fakt, ditari i Mihal Gramenos rezulton të jetë e para dëshmi për praninë e UFO-ve në Shqipëri.

Në shkrimet e publicistit, shkrimtarit dhe veprimtarit patriotik thuhet:

“Një natë, teksa luftëtarët e Çerçizit kishin ngritur një limer majë një bjeshke të lartë, na fluturoi përpara një objekt shkëlqyes që qëndroi disa minuta pezull në ajër dhe pastaj u zhduk.”

Duke qenë se bëhet fjalë për vitin 1908, kohë kur teknologjia nuk kishte arritur zhvillimin për tu ngatërruar me truket e ditëve tona, dëshmia e Gramenos mbetet një tregim interesant për admiruesit dhe studiuesit e kësaj fushe...

1.925 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?