Blog Hyr

Blog › Teknologji

Apple prezanton risite e reja te Iphone 5

Ka qenë një pritje e gjatë, por Apple më në fund ka prezantuar modelin e ri iPhone 5.Shefi i Apple, Tim Cook, duke folur nga San Francisko, ndërsa transmetohej live edhe në Londër, tha se është ngjitur në skenë për…

·

Apple prezanton risite e reja te Iphone 5

Ka qenë një pritje e gjatë, por Apple më në fund ka prezantuar modelin e ri iPhone 5.

Shefi i Apple, Tim Cook, duke folur nga San Francisko, ndërsa transmetohej live edhe në Londër, tha se është ngjitur në skenë për të prezantuar një produkt vërtetë “cool”. Ky është një moment i jashtëzakonshëm për Apple, tha ai.

Versioni i fundit i smartphone, vjen me një ekran katër-inch, një aparat fotografik që mund të bëjë shkrepje panoramike deri në 28 megapixel.  Eshtë më i hollë se të gjithë të mëparshmit, me një trashësi vetëm 7.6 mm. Për herë të parë vjen në një paketë tërësisht xhami dhe alumini.

Apple ka konfirmuar se telefoni ka një ekran katër-inch, 1136×640 , gjerësi e njëjtë me modelet e mëparshme, por më i gjatë. Ka një ekran 30 për qind më të hollë se celularët e mëparshëm.

Sipas nënkryetarit të marketingut, të gjitha software-et janë duke u përshtatur për modelin e ri.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?