Blog Hyr

Blog › Auto

Makinat e vitit 2012

Të tjera nga rubrikaSteve Jobs, humbje për teknologjinë Google +, risia e vitit 15 aplikacionet mobile më të mira të vitit 2011Kinezët ndërtojnë sistemin e tyre GPSiPad3, në shkurt për ditëlindjen e JobsGjatë vitit që na pret, kompanitë e ndryshme…

·

Makinat e vitit 2012
Të tjera nga rubrikaSteve Jobs, humbje për teknologjinë Google +, risia e vitit 15 aplikacionet mobile më të mira të vitit 2011Kinezët ndërtojnë sistemin e tyre GPSiPad3, në shkurt për ditëlindjen e JobsGjatë vitit që na pret, kompanitë e ndryshme të automobilave do të sjellin prodhime të reja, pasi që në vitin 2011, problemet ekonomike të trashëguara nga 2010-ta nuk i kishin lënë të lira të punojnë. Por, 2012-ta do të sjellë prodhime të reja të tyre.

Në vitin 2012, shumë brende të njohura të kompanive të makinave do të paraqesin produktet e tyre të reja. Por, ato makina që pritet të jenë më në trend dhe nga analistët konsiderohen se do të jenë makinat e vitit 2012 janë ato që në do të sjellim më poshtë.

Audi A3 2012

Seria e suksesshme e Audisë A3 e dalë në mileniumin e ri ka bërë që në vitin 2012, prodhuesit e këtij tipi të makinës të bëjnë edhe një prodhim të ri. Bëhet fjalë për Audi A3 2012, e cila ka katër dyer, zë pesë pasagjerë dhe ka një ndërrues dhe enterier sulm komod. Kjo makinë konsiderohet edhe si një makinë shumë e përshtatshme për familje, sepse harxhon jo më shumë se nëntë litra në 100 km në autostradë. Fuqia e motorit është 200 kuaj fuqi. Projekti për këtë model të Audisë është bërë në vitin 2011 dhe do të dalë në shitje në fillim të 2012-tës. Çmimi i saj do të sillet nga 27-30 850 dollarë.

BMW 1 Series 2012

BMW vazhdon që të prodhojë makina të tipi BMW 1, por tipi i 2012-tës është një makinë sportive me dy dyer dhe zë katër pasagjerë. Është makinë me pesë shpejtësi, por që është shumë e shpejtë, sidomos për adhuruesit e shpejtësive. Ka dy lloje të saj, me ndërrues manual dhe automatik. Por, shpenzimet e saj janë më të mëdha, përderisa fuqia e motorit të saj është 300 kuaj fuqi. Kjo makinë edhe mund të bëhet me porosi ku ato mund të jenë edhe më të rehatshme. Çmim i tyre sillet nga 31 050 deri në 43 900 dollarë.

Ferrari FF 2012

Edhe një makinë sportive pritet që të dalë në treg këtë vit. Bëhet fjalë për Ferrari FF, e cila ka dy dyer dhe është e dizajnuar për katër pasagjerë. Fuqia e motorit të saj është rreth 651 kuaj fuqi përderisa ka ndërrues të shpejtësive manual. Femrat mund të porosisin edhe një Ferrari me ndërrues automatik. Kjo makinë është e dizajnuar e tëra e re dhe ka një sistem krejtësisht ndryshe nga prodhimet e tjera të Ferrarit. Risia e kompanisë së njohur italiane pritet të shihet në vitin 2012, përderisa çmimet e saj nuk dihen pasi që Ferrari punon më shumë me porosi.

Volkswagen Golf 2012

Edhe adhuruesit e Golfit nuk do të mbeten pa ndonjë seri që edhe këtë vit do ta prodhojë kompania e njohur gjermane Volkswagen. Makina më e përhapur në Evropë do të vijë me një Golf familjar që ka katër dyer dhe zë pesë pasagjerë. Pra është një makinë familjare, përderisa edhe ekonomike pasi që motori i saj është 140 kuaj fuqi dhe shpenzimet në 100 km janë më të vogla. Kjo makinë mund të vijë më të dy ndërruesit e shpejtësive, me manual dhe me automatik, varësisht nga dëshira se si dëshironi ta përdorni. Golfi i 2012-tës do të ketë një çmim nga 17 995 – 28 065 dollarë.

Chevrolet Traverse 2012

Edhe kompania amerikane, Chevrolet, vjen me një makinë të re. Është kjo Chevrolet Traversen me katër dyer dhe zë tetë pasagjerë. E mira e kësaj makine është se ka cilësi sportive dhe është e përshtatshme edhe për udhëtime malore. Motori i saj ka 288 kuaj fuqi dhe ka sistem për mosndotje të ambientit, madje konsiderohet si makina më ambientaliste në këtë çështje. Çmimi i saj, krahasuar me disa makina të tjera. nuk është aq i shtrenjtë, sepse sillet nga 29430 – 40805 dollarë.

Mercedes-Benz C-Class 2012

Edhe Mercedezi do të sjellë një prodhim të ri, po ashtu shumë të vlerësuar nga analistët. C-Class është makinë me katër dyer dhe zë pesë pasagjerë. Më shumë konsiderohet makinë sportive dhe luksoze sesa ndonjë makinë familjare. Po ashtu, edhe motori i sa ka fuqi të madhe, pasi që përbëhet prej 451 kuaj fuqi dhe arrin një shpejtësi të madhe në vetëm 100 metra. I quajtur ndryshe si C250 Sport Sedan Mercedes rikthehet me këtë projekt në fund të vitit 2012. Çmimi i tij pritet të jetë në mes të 34800 – 61430 dollarë.

Porsche 911 Carrera 4 2012

Porsche tani nuk di të ndalet. Edhe në vitin 2012, ajo do të sjellë një makinë luksoze sportive, kabriolet. Motori i sa prej 345 kuaj fuqi e tregon këtë, përderisa nëse ju kalon pranë do të mendoni se ajo është më e shpejtë se vetëtima. Edhe lirimi i gazrave të saj nuk është i dëmshëm për ambientin nëse krahasohet me makinat e tjera të këtij prodhime. Se kjo makinë është luksoze, e tregon edhe çmimi i saj që sillet nga 85400 – 109 400 dollarë.

Toyota Camry Hybrid 2012

Familjarët duhet të mendojnë edhe për këtë makinë. Kjo është toyota camry Hybrid, e cila ka një enterier të brendshëm shumë familjar dhe të rehatshëm. Po ashtu, edhe shpenzimet e saj nuk janë shumë të mëdha. Motori i saj është 200 kuaj fuqi, përderisa edhe shpejtësia, siguria dhe komoditetet janë ndër më të mirat e Toyotës. Ky është një prodhim i ri i Toyatës që nuk kushton më shumë se 25 900 – 27 400 dollarë.

1.050 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?