Blog Hyr

Blog › Auto

Hummer "behet" Kinez

Vetëm katër muaj pas fillimit të supozimeve se General Motors (GM) do ta shes Hummerin tek prodhuesi kinez i motorëve industrial "Sichuan Tengzhong Heavy Industrial Machinery", marrëveshja është arritur edhe zyrtarisht. Sipas draftit të marrëveshjes, prodhuesi kinez do të merr…

·

Hummer "behet" Kinez
Vetëm katër muaj pas fillimit të supozimeve se General Motors (GM) do ta shes Hummerin tek prodhuesi kinez i motorëve industrial “Sichuan Tengzhong Heavy Industrial Machinery”, marrëveshja është arritur edhe zyrtarisht.

Sipas draftit të marrëveshjes, prodhuesi kinez do të merr përsipër 80 për qind të aksioneve në Hummer, derisa 20 për qind do t’i takojnë investitorit privat Suolang Duojiu.

Edhe pse amerikanët nuk kanë qenë të gatshëm të zbulojnë sa para kanë marrë për Hummer, burimet jozyrtare pohojnë se bëhet fjalë për një shumë prej 150 milionë dollarësh. Sipas marrëveshjes, kinezët do të vazhdojnë të prodhojnë automjetet e mëdha sportive në fabrikat e GM në Shreveport e Mishawaka deri në muajin qershor të vitit 2011, apo më së largu deri në qershor të vitit 2012.

Në mënyrë që blerja të kryhet edhe zyrtarisht, duhet t’ua bëjnë aminin edhe agjencitë rregullatore amerikane dhe kineze.

893 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?