Sporti
15°Tiranë
Hyr

Sporti › Futbolli

Harry Kane shpallet "Topit të Artë" 2026

Herri Kejn është shpallur sot fituesi i "Topit të Artë", duke u bërë anglezi i parë që e fiton trofeun që nga viti 2001.

·

Harry Kane shpallet "Topit të Artë" 2026

Sulmuesi anglez kurorëzohet si futbollisti më i mirë i vitit, duke triumfuar në garën prestigjioze përballë dy prej rivalëve kryesorë, Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ylli i Bayern Munich merr çmimin më të rëndësishëm individual në futbollin botëror, duke kurorëzuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.

Për të ndikoi padyshim numri i 73 golave të shënuar në një sezon, si rrallë ka ndodhur në historinë e futbollit.

Kane ka lënë pas në renditje francezin Kylian Mbappé dhe talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, për t’u ngjitur në majën e futbollit botëror. Për sulmuesin anglez, ky është një vlerësim madhor i paraqitjeve dhe kontributit të tij gjatë sezonit 2025-2026.

Fitorja e tij merr një rëndësi të veçantë edhe për futbollin anglez, pasi Kane bëhet anglezi i parë që fiton Topin e Artë që prej Michael Owen në vitin 2001.

Mbrëmja gala në Londër solli edhe ndarjen e disa çmimeve të tjera për futbollin e meshkujve dhe të femrave

79 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?