Sporti Hyr

Sporti › Sport Plus

Pistorius akuzohet për vrasje me dashje

Atleti paralimpik, Oscar Pistorius që në lojërat e vitit të kaluar të Londrës u shndërrua në legjendë dhe burim frymëzimi për miliona persona me aftësi të kufizuar, do të përballet me drejtësinë afrikano-jugore me akuzën e vrasjes së vullnetëshme të…

·

Pistorius akuzohet për vrasje me dashje

Atleti paralimpik, Oscar Pistorius që në lojërat e vitit të kaluar të Londrës u shndërrua në legjendë dhe burim frymëzimi për miliona persona me aftësi të kufizuar, do të përballet me drejtësinë afrikano-jugore me akuzën e vrasjes së vullnetëshme të të dashurës së tij, modeles, Reeva Steenkamp.

Të shtunën do të mbahet seanca e parë e e gjyqit kundër tij. Avokati mbrojtës deklaroi se do të kërkojë lirinë me kusht për klientin e tij, pavarësisht se pranoi që ishte një mision thuajse i pamundur. Ndërkohë policia dhe hetuesit janë duke hetuar intensivisht në pistën e vrasjes së vullnetëshme. Sipas tyre, vrasja e modeles 30-vjeçare nuk ka qenë aksident, por vrasje e qëllimshme dhe shkak ka qenë xhelozia. Policia thotë se kishte marrë disa telefonata më parë nga fqinjët që tregonin për zënka dhe zhurmë në banesën e atletit. Dyshohet se modelja Steenkamp është vrarë rreth orës 04:00 të mëngjesit të së enjtes, ndërkohë që Pistorius u paraqit pak orë më vonë në polici ky e denoncoi vrasjen si incident. Ai tha se kishte vrarë të fejuarën pasi e kishte ngatërruar me grabitës. Versioni i atletit u vu në mëdyshje nga autoritetet të cilat pas thellimit të hetimit zbuluan se me parë kishte patur telefonata kundër Pistorius që “njihej si tip i dhunshëm”.

903 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?