Sporti Hyr

Sporti › Sporti Ndryshe

Inter-Atalanta 0-0, Katania-Lacio, 1-0, Siena-Novara, 0-2

Pas eliminimit nga Champions League, Inter dështon të shfrytëzojë faktorin fushë duke ngecur në barazimin 0-0 me Atalantën.Rezultati pasqyron atë që Interi tregoi në fushën e lojës, pavarësisht se vendasit kishin "match-pointin" në minutën e 22-të, kur Belini pengoi në…

·

Pas eliminimit nga Champions League, Inter dështon të shfrytëzojë faktorin fushë duke ngecur në barazimin 0-0 me Atalantën.
Rezultati pasqyron atë që Interi tregoi në fushën e lojës, pavarësisht se vendasit kishin “match-pointin” në minutën e 22-të, kur Belini pengoi në zonë Pacinin dhe gjyqtari gava akordoi 11-metërsh. Por, Milito gabon nga pika e bardhë, duke shpërdoruar mundësinë më të mirë.
Atalanta ka krijuar rastet e saj me Gabiadinin që frenohet vetëm nga Zhulio Sezar, ndërsa në të 79-tën miqtë pretenduar një 11-metërsh të dukshëm, por gjyqtari nuk ishte i këtij mendimi.
Edhe Lacio ka zhgënjyer pasi humbi 1-0 në fushën e Katanias, duke pësuar disfatën e dytë radhazi. Rrjeta vendimtare u realizua nga Legrotalje në minutat e fundit, ndërsa skuadra e Montelës renditet e teta me 41 pikë.
Në stadiumin “Franki” u zhvillua derbi shqiptar i Serisë A, ndërmjet Sienës së Erjon Bogdanit dhe Novarës së Samir Ujkanit. Fitimtar nga kjo sfidë doli portieri kuqezi, ndërsa piemontezët triumfuan me rezultatin 2-0 me golat e realizuar nga Rigoni dhe Porkari.

385 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?