Sporti Hyr

Sporti › Sporti Ndryshe

Debat ne Seria A, Milani ka përfituar 5 penallti, Interi 6 kundër

Në Itali ka nisur një debat i madh për dhënien e penalltive, sidomos për ato që kanë të bëjnë me ekipet e mëdha.Këtë sezon, kampioni në fuqi,Milan, ka fituar plot 5 penallti. Ndërkohë, rivalit të hidhur nga qyteti, Inter i…

·

Në Itali ka nisur një debat i madh për dhënien e penalltive, sidomos për ato që kanë të bëjnë me ekipet e mëdha.Këtë sezon, kampioni në fuqi,Milan, ka fituar plot 5 penallti. Ndërkohë, rivalit të hidhur nga qyteti, Inter i janë dhënë 6 penallti kundër. Që të dyja ekipet prijnë për numrin e penalltive të marra në Serie A, në favor dhe kundër.


Sipas një analize të Goal.com, 3 nga 5 penalltitë e dhënë për Milanin janë shumë të dyshimta dhe ndoshta nuk duheshin dhënë. Ibrahimoviç i shndërroi të gjitha në gola, duke e ndihmuar ekipin të fitojë e ta mbajë në krye të Serisë A, për momentin. 2 nga 6 penalltitë të dhënë kundër Interit ndërkohë, nuk ishin bindëse. Gjithsesi, vetëm 3 u shndërruan në gola.


Këto të dhëna tregojnë se Milani është favorizuar, ndërkohë që Interi është ndëshkuar. Nëse kjo gjë ka ndodhur me qëllim apo është rastësi, mebetet për t’u diskutuar!

608 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?