Shqipëria në krizë totale, humbet edhe me Azerbaxhajnin
Share Kombëtarja shqiptare, e cila tashmë ka mbetur edhe pa trajner, është në një krizë të thellë rezultatesh. Kuqezinjtë janë mposhtur në miqësoren e luajtur në "Qemal Stafa" edhe nga modestët e Azerbajxhanit, duke shënuar kështu humbjen e pestë radhazi.Ndeshja…
Ndaje
Kombëtarja shqiptare, e cila tashmë ka mbetur edhe pa trajner, është në një krizë të thellë rezultatesh. Kuqezinjtë janë mposhtur në miqësoren e luajtur në “Qemal Stafa” edhe nga modestët e Azerbajxhanit, duke shënuar kështu humbjen e pestë radhazi.
Ndeshja në pjesën e parë ka qenë shumë e dobët për kombëtaren tonë, kur është ndëshkuar edhe me një gol, ndërsa tek lojtarët shqiptarë është parë një dëshirë e vogël për të luajtur.
Në pjesën e dytë, lojtarët e kanë ngritur volumin dhe kanë zhvilluar një lojë të mirë, duke pasur edhe raste të shumta për shënim. Por, pavarësisht rasteve të shumta, goli nuk ka ardhur, pasi kuqezinjtë janë nxituar shumë para portës.
Një paraqitje zhgënjyese, që, përveç Hykës dhe Bakajt, deri diku dhe Roshit, ka thelluar edhe më tej krizën e rezultateve të kombëtares sonë.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.