Shëndeti Hyr

ShëndetiKëshilla

Teknika japoneze për largimin e stresit në vetëm 5 minuta

Stresi është pjesë e përditshmërisë. Por, ka raste kur ai mund të pengojë aktivitetin tonë të përditshëm dhe të ndërhyjë tek jeta personale e shëndeti. Nëse vuani nga stresi, ju ftojmë të provoni këtë teknikë të vjetër japoneze qetësuese, që…

·

Teknika japoneze për largimin e stresit në vetëm 5 minuta

Stresi është pjesë e përditshmërisë.

Por, ka raste kur ai mund të pengojë aktivitetin tonë të përditshëm dhe të ndërhyjë tek jeta personale e shëndeti.

Nëse vuani nga stresi, ju ftojmë të provoni këtë teknikë të vjetër japoneze qetësuese, që nuk do t’ju marrë më shumë se 5 minuta dhe mund të bëhet kudo.

Për ta praktikuar këtë teknikë, është e rëndësishme të kuptoni që çdo gisht i dorës përfaqëson ndjesi të ndryshme.

Gishti i madh – ndihmon për të luftuar emocione si ankth dhe shqetësim.

Gishti tregues – ndihmon për të luftuar frikën.

Gishti i mesit – ndihmon për të kontrolluar zemërimin dhe inatin.

Gishti i unazës – ndihmon për të luftuar depresionin dhe mërzitjen, e për të qenë më i vendosur.

Gishti i vogël – Ndihmon për të luftuar ankthin dhe rrit optimizmin e besimin në vetvete.

Për të harmonizuar energjitë në trup, shtrëngoni gishtin me dorën tjetër.

Mbani secilin gisht për 1-2 minuta. Do ta kuptoni që po funksionin kur të ndieni pulsimin.

Për të qetësuar mendjen, ushtroni pak presion në qendër të pëllëmbës së dorës me gishtin e madh të dorës tjetër dhe mbajeni për të paktën 1 minutë, shkruan Shendeti.

Praktikojeni këtë teknikë çdo ditë për t’u qetësuar dhe larguar stresin.

Lexo edhe

2.628 lexime

Komentet (0)

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?