Revista Hyr

Revista › Dossier

Gazetari i NYT, Pentagoni ishte në dijeni të aferës në Gërdec

Tashmë Guy Lawson është një personazh i njohur në opinionin publik shqiptar.Gazetari i NY Times ka shkruar një libër të titulluar "Armët e çunat" që flet për trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit.Historia nis me tre djelmosha amerikanë, që…

·

Gazetari i NYT, Pentagoni ishte në dijeni të aferës në Gërdec
Tashmë Guy Lawson është një personazh i njohur në opinionin publik shqiptar.

Gazetari i NY Times ka shkruar një libër të titulluar “Armët e çunat” që flet për trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit.

Historia nis me tre djelmosha amerikanë, që u bënë trafikantët më të pazakontë në histori.

Megjithatë ka shumë detaje nga Shqipëria, ku u gatua kjo histori, e cila përfundoi me shpërthimin vdekjeprurës në Gërdec.

Lawson ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën Panorama.

Në intervistë ai flet për vdekjen misterioze të Kosta Trebickës, biznesmenit shqiptar që vendosi kontaktet e djelmoshave amerikanë Efraim Diveroli, David Packouz dhe Alex Podrizki me disa nga zyrtarët shqiptarë.

“Ideja se djali i ish-kryeministrit është shfajësuar nga keqbërja në Gërdec nga hetuesit e SHBA dhe në Shqipëri është shumë qesharake.

Nuk ka pasur hetime serioze dhe objektive për Gërdecin, siç nuk ka pasur një hetim të vërtetë mbi vdekjen e Kosta Trebickës. Unë kam disa zbulime shumë serioze, madje eksplozive mbi rolin e ambasadës amerikane në tragjedinë e Gërdecit, të cilat do i ndaj në ditët në vazhdim”, paralajmëron ai.

“Kosta Trebicka ishte një kërcënim shumë serioz për shumë njerëz. Në Shqipëri ai ishte në gjendje të lidhte zyrtarët dhe politikanët e korruptuar që qëndronin pas marrëveshjes me AEY, me shpërthimin në Gërdec. Specifikisht ministrin e Mbrojtjes, Mediu dhe Ylli Pinarin e MEICO-s.

Por shumë e rëndësishme, ai ishte në gjendje të identifikonte djalin e kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin dhe Mihail Delijorgjin si pjesëmarrës në një takim me Efraim Diverolin dhe Alex Podrizkin në Tiranë, në qershor të vitit 2008.

Me fjalë të tjera, Trebicka mund të lidhte këta dy meshkuj me vendosjen e çmimit të municionit që AEY po blinte nga MEICO. Pse këta dy meshkuj ishin të përfshirë në këtë kontratë qeverie?”

Sipas gazetarit amerikan, hetimi për vdekjen e Trebickës ka qenë një tallje.

801 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?