Nëna e Spears: Trawick është bashkëshort ëndrrash
E ëma e këngëtares Britney Spears, Lynne, dëshiron që këngëtarja të martohet me të dashurin e saj Jason Trawick, pasi ai është një bashkëshort ‘i ëndrrave’.Krijuesja e hitit "Toxic" u nda nga agjenti i saj në muajin gusht, me shqetësimin…
Ndaje

E ëma e këngëtares Britney Spears, Lynne, dëshiron që këngëtarja të martohet me të dashurin e saj Jason Trawick, pasi ai është një bashkëshort ‘i ëndrrave’.
Krijuesja e hitit “Toxic” u nda nga agjenti i saj në muajin gusht, me shqetësimin se lidhja po bëhej shumë serioze, por dyshja së fundi e kanë ringjallur romancën.
Dhe nëna e këngëtares tash shpreson që kjo të zgjatë, pasi Trawick kujdeset për Spears dhe e ka përkrahur atë gjatë problemeve të saj.
“Ai është një mashkull me të cilin ëndërron të martohet vajza juaj. Fëmijët e duan dhe ai është stabil... Çdokush e ka braktisur atë (Britneyn), por Jason nuk u tërhoq kurrë plotësisht nga jeta e saj. Ai është shumë mbrojtës për të”, ka thënë Lynne Spears.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.