Revista Hyr

Revista › Arkiv

Kupa e kartonëve të kuq!

Një paradoks ekziston në mes të një prej evenimenteve më të famshme sportive. Kupa e Botës "Gjermani 2006" duket se është e karakterizuar nga kartonët e kuq. Kur janë luajtur 50 ndeshje dhe janë edhe 14 të tjera për t’u…

·

Kupa e kartonëve të kuq!
Një paradoks ekziston në mes të një prej evenimenteve më të famshme sportive. Kupa e Botës "Gjermani 2006" duket se është e karakterizuar nga kartonët e kuq. Kur janë luajtur 50 ndeshje dhe janë edhe 14 të tjera për t'u zhvilluar, janë marrë plot 19 të tillë. 2 më shumë sesa u morën në botërorin e vitit 2002. Rekordi për më shumë kartonë të kuq të marrë ka ndodhur në botërorin "Francë 1998", kur u morën 22 të tillë. Në fakt, një statistikë e tillë tregon se futbollistët kanë qenë shumë të pistë në ndërhyrje dhe se spektakli është mbizëtoruar nga loja e fortë. Gjithsesi, FIFA ka menduar të ketë një pikëpamje pozitive. Fakti që gjyqtarët kanë nxjerrë shumë kartonë të kuq, do të thotë se futbollistët janë frikësuar dhe në ndeshjet e ardhshme, të cilat janë akoma më shumë të rëndësishme, presin që ata të jenë shumë më të kujdesshëm. Zëdhënësi për shtyp i FIFA-s, Markus Siegler, tha: "Rregullat nuk kanë ndryshuar dhe të gjithë duhet t'i zbatojnë ato. Në fillim të kompeticionit, të gjithë pjesëmarrësve u është bërë e ditur se cila gjë tolerohet dhe cila jo. Nëse futbollistët kanë ndërhyrë ashpër deri tani, ata kanë marrë atë që meritojnë. Në fakt, statistikat tregojnë se janë marrë shumë kartonë të kuq dhe kjo ka dy anë, njëra negative dhe tjetra pozitive. Negative është fakti që ata nuk kanë luajtur shumë mirë deri tani, duke menduar dhe dhënë gjithçka për të fituar. Ndërhyrjet e ashpra nuk kanë qenë të pakta, po ashtu edhe kartonët. Në fakt, ka edhe diçka që mendohet se është pozitive te kjo statistike. Futbollistët e dinë që gjyqtarët nuk e kanë të vështirë të nxjerrin karton të kuq, ndaj në ndeshjet e ardhshme pritet që ata të mos luajnë ashpër dhe të jenë sa më të kujdesshëm. Është për t'u theksuar se ndeshjet e ardhshme janë sa të bukura, aq edhe të rëndësishme." Me sa duket, kartonët e kuq janë ndëshkues për disa skuadra, por edhe pozitivë për spektatorët...

Shtutgarti zgjohet i "blinduar"
Fansat anglezë, problemi kryesor i policisë në botëror deri tani. Në ndeshjen midis Anglisë dhe Ekuadorit janë vënë në dispozicion plot 2000 policë në rrugët e qytetit të Shtutgartit, për të parandaluar përleshje të mundshme. Në fakt, me qindra fansa u përfshinë në një përleshje me gjermanët pak ditë më parë, duke shkaktuar disa të plagosur, ndërkohë që u arrestuan edhe qindra të tjerë. Tifozët e Anglisë kanë karakter jo të mirë dhe gjithmonë kanë bërë trazira. Në fakt, ata janë të specializuar dhe të stërvitur për të shkaktuar rrëmuja, e njëjta gjë ndodh në rast fitoreje dhe humbjeje të skuadrës së tyre. Në fakt, ata tashmë kanë tërhequr vëmendjen më të madhe të policisë, e cila planifikon më shumë se si t'i parandalojë ata.

1.651 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?