Blog Hyr

Blog › Showbiz

Noyzi krahason Getoari-n me Konchita-n

Ata janë dy nga reperët më të famshëm shqiptarë, por gjithashtu të ashpër, kur i duhet të përballen me njëri-tjetrin. Sikur mos mjaftonte sherri fizik i disa vite më parë në aeroportin e Zyrihut, Noizy dhe Getoari vazhdojnë përplasjen në…

·

Ata janë dy nga reperët më të famshëm shqiptarë, por gjithashtu të ashpër, kur i duhet të përballen me njëri-tjetrin.

Sikur mos mjaftonte sherri fizik i disa vite më parë në aeroportin e Zyrihut, Noizy dhe Getoari vazhdojnë përplasjen në distancë.

Jo më nëpër këngë, këtë rradhë bëhet fjalë për një deklaratë fyese të kryetarit OTR, kundër krijuesit të BabaStars.

I ftuar në emisionin “Oktapod” në Vizion Plus, reperi Noizy ka thënë se nuk e njeh fare Getoarin.

“Nuk i njoh Babastars. Getoari kush është, ajo që fitoi Eurovizionin (Gruaja me mjeker, Konchita)?, ka thënë reperi për rivalin e tij numër një.

Mos prisni sherr, pasi Getoar Selimi i është përgjigjur me heshtje ofertës së Noizyt se ai është si Konçita.

Reperi nga Kosova ka postuar pak minuta më parë një foto nga koncerti i sotëm në një nga klubet e Tiranës.

Mesa duket Getoari e ka lenë këtë çështje në qetësi.

“Babastars” dhe Noizy janë rrahur muaj më parë me grushte në mes të aeroportit të Zurich-ut. Ka qenë ky lajmi që është përhapur me një shpejtësi marramendëse gjatë asaj dite, e që ka marrë përgjigje të menjëhershme nga të dy protagonistët.

Por le të shpresojmë që dy reperat mos të takohen përsëri në ndonjë aeroport…

1.209 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?