Çiljeta shfaqet si myslimane e devotshme
Teksa ka përfunduar xhirimet për klipin e saj më të ri, "Gangsta Love" në bashkëpunim me Noizyn, Çiljeta i është bashkuar besimtarëve myslimanë për të festuar Bajramin.Këngëtarja ka ndarë me gjithë ndjekësit e saj në Instagram këtë foto, ku shfaqet…
Ndaje

Teksa ka përfunduar xhirimet për klipin e saj më të ri, “Gangsta Love” në bashkëpunim me Noizyn, Çiljeta i është bashkuar besimtarëve myslimanë për të festuar Bajramin.
Këngëtarja ka ndarë me gjithë ndjekësit e saj në Instagram këtë foto, ku shfaqet e mbuluar me shami, nën shoqërine e shumë motrave të tjera muslimane të mbuluara.
Këtë moment kengëtarja ka preferuar ta ndajë me publikun, ndërsa e ka shoqëruar foton edhe me një urim të veçantë për të gjithë besimtarët.
“Na iku një nga muajt më të bukur që ka Allahu. Edhe pse ky muaj kaq i bukur për paqe dhe harmoni iku, mos u mërzit, se ai do vijë përsëri. Vetëm kur të vijë, mirëprite mirë dhe kur të vijë inshallah do vijë më mirësi dhe dashuri në familjen tënde, Zoti ju Mëshiroftë Familjarisht! Urimin e keni nga thellësia e Zemrës, Gëzuar Bajramin!”, shkruan Çili në postimin e saj në Instagram.
Më herët këngëtarja super seksi ka postuar disa imazhe të shkëputura nga videoklipi i shumë paralajmëruar “Gangsta Love”, ku shfaqej e veshur me një kostum të zi, me maskë e me pistoletë në dorë.
Siç dallohej edhe nga fotot, paralajmëron një Çiljetë shpërthyese e më në formë se kurrë.

Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.