Skandali ne TopFest. Ronela Hajati, tregon prapaskenat e festivalit
TIRANË- Javën e ardhshme, do të mbahet në kryeqytet finalja e njërit prej kompeticioneve më të rëndësishme muzikore, siç është "Top Fest"-i. Deri tani janë zbuluar disa nga emrat e finalistëve, ndërkohë që "Bluetooth" ka arritur të zbulojë emrat e…
Ndaje

TIRANË- Javën e ardhshme, do të mbahet në kryeqytet finalja e njërit prej kompeticioneve më të rëndësishme muzikore, siç është “Top Fest”-i. Deri tani janë zbuluar disa nga emrat e finalistëve, ndërkohë që “Bluetooth” ka arritur të zbulojë emrat e disa prej konkurrentëve që kanë mbetur jashtë kësaj ngjarjeje. Këngëtarë të tillë si Kejsi Tola, Laura Nezha, Orgesa Zaimi, Ronela Hajati, etj., kanë mbetur janë skualifikuar nga konkurrimi, ndërkohë që edhe një pjesë e mirë e konkurrentëve të “The Voice”, nuk do munden t’i shkojnë deri në fund kësaj ëndrre. Natyrisht që shumë prej tyre janë të zhgënjyer, por ne kemi realizuar një intervistë me këngëtaren Ronela Hajati, e cila ndan me ne mllefin dhe pazaret që, sipas saj, janë bërë në këtë festival...
Ronela, kush ta komunikoi lajmin për skualifikimin nga gara e “Top Fest”-it?
Lajmi më erdhi të enjten në darkë me një sms nga një asistente e Festivalit, ku mbi të gjitha më uronte edhe suksese në të ardhmen...U habita që rezultatet e finales u shpallën gati një javë pas përfundimit të netëve gjysmë finale...Ishte shumë e vështirë për të zgjedhur vetëm 9 këngë të tjera...Gjithsesi, i falenderoj që na dhanë pak kohë, duke na dhënë njëherësh mundësinë për të futur ndonjë mik apo për të dhënë ndonjë “ryshfet” të vockël. Gjynah që s’më shkoi në mendje...
Si ndihesh që nuk je pjesë e finales?
Nga një anë më vjen keq vetëm për këngën, sepse ishte punuar shumë mirë, ishte e arrirë dhe shumë profesioniste. Aq shumë elementë kishte në të, saqë edhe orkestra nuk arriti dot ta luante live ashtu siç duhej. Për vete jam deri diku e çliruar, sepse do kisha humbur shumë kohë dhe para duke u stërmunduar për një performancë ashtu siç kisha premtuar, diçka që deri më sot nuk e ka realizuar akoma asnjë. Mbase nuk kanë dashur që kjo të realizohej, duke qenë se lista e çmimeve është gati që tani, njëlloj si me të kualifikuarit automatikisht në gjysëm finale, kur zarfi ishte gati që para se të fillonte gjysmëfinalja ‘live’ dhe mbi të gjitha zarfi ishte bosh, sepse pata mundësinë ta shikoja me sytë e mi, meqë isha mbrapa prezantuesve në skenë.
Je e zhgënjyer?
Absolutisht po. Unë kam dashur të bëj performancë edhe në gjysmë finale dhe më thanë tekstualisht: Mos e ezauro që tani, por lëre për në finale. Çuditërisht, kur kam marrë pjesë në festivale të tjera si “Kënga Magjike” finalistët dalin gjysmë ore pas gjysmëfinales dhe pikët janë të hapura për çdo këngë. Mbase ishte gabimi im, por u nxita vetëm nga dëshira për të kënduar ‘live’.
Pse mendon se nuk të kanë kaluar?
Ka shumë njerëz që nuk duan të të shohin duke ecur me këngën e një kompozitori të ri si Elgit Doda, duan të transmetojnë vetëm këngë që përsërisin veten. Gjithsesi, arti në Shqipëri nuk i përkrah risitë, po nuk i përkrahu dhe bota. Duke qenë se s’kam dhe mbase s’kam për të pasur ndonjëherë mundësinë të dal nëpër ekranet botërore, do përfundoj dhe unë duke kënduar këngë vetëm komerciale. Mbase s’ka lidhje, por është si në rastin e Rona Nishliut, që asnjë nuk e pëlqeu këngën në fillim dhe pasi u ngrit e gjithë Evropa në këmbë duke e duartrokitur, nuk u ndalën duke e lavdëruar...
Kë shikon si këngë fituese?
Është një këngëtare që quhet Ronela Hajati, që nuk ka asnjë klip, sepse ka luftuar gjithmonë me gjak dhe me shpirt për të bërë një këngë. Ka një këngë të bukur këtë vit në “Top Fest” më duket...Përveç kësaj, këtë vit nuk e di, ndryshe nga herët e tjera, i uroj sukses disa këngëtarëve të rinj që janë aty dhe shpresoj t’u hapen dyert, sepse kanë shumë më tepër talent sesa disa të tjerë...Faleminderit të gjithëve atyre që kanë mbështetur dhe pëlqyer këngën time...
(Bluetooth/BalkanWeb)

Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.