Blog Hyr

Blog › Blog

Olldashi: Në maj hapet tuneli i Krrabës

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi gjatë inspektimit të punimeve në tunelin Elbasan-Tiranë u shpreh se deri tani tuneli është hapur në masën 66 për qind. I shoqëruar në këtë inspektime dhe nga ministri i Mbrojtjes Arben Ibami dhe disa deputetë…

·

Olldashi: Në maj hapet tuneli i Krrabës

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi gjatë inspektimit të punimeve në tunelin Elbasan-Tiranë u shpreh se deri tani tuneli është hapur në masën 66 për qind.

I shoqëruar në këtë inspektime dhe nga ministri i Mbrojtjes Arben Ibami dhe disa deputetë, Olldashi njoftoi se në javët e para të majit në tunel, pjesë e aksit Tiranë-Elbasan, do të dalë dritë. "Paralelisht punimet po vijojnë edhe në pjesën tjetër të rrugës. Nuk ka probleme me fondet dhe shpronësimet e tokave", tha Olldashi. Tuneli me gjatësi 4.3 kilometra do të anashkalojë rrugën ekzistuese në Qafën e Krrabës, e cila është ndërtuar fillimisht gjatë luftës së Parë Botërore nga ushtria Austro-Hungareze. Autostrada e re do të jetë e gjatë rreth 30 kilometra nga 54 kilometra që është aktualisht ky segment dhe do të lejojë shpejtësi lëvizjeje deri në 120 kilometra në orë. I gjithë projekti pritet të kushtojë rreth 400 milionë dollarë. Qeveria shqiptare ka nënshkruar sakaq kontrata për kredi prej rreth 300 milionë dollarësh me disa financues arabë dhe me interes prej afërsisht 5 për qind në vit. Vetëm interesat e këtyre kredive do t’i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë rreth 15 milionë dollarë në vit.  

1.355 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?