Çmimet Grammy, triumfon Adele
Ndarja e çmimeve Grammy në Staples Center të Los Angeles filloi me një homazh për Whitney Houston, këngëtaren 48-vjeçare që u gjet e vdekur të premten në një hotel të Beverly Hills.Adele ishte këngëtarja që triumfoi në mbrëmje duke fituar…
Ndaje

Ndarja e çmimeve Grammy në Staples Center të Los Angeles filloi me një homazh për Whitney Houston, këngëtaren 48-vjeçare që u gjet e vdekur të premten në një hotel të Beverly Hills.
Adele ishte këngëtarja që triumfoi në mbrëmje duke fituar 6 çmime Grammy, mes të cilëve atë për këngën, singëllin dhe albumin e vitit me Rolling in the Deep, këngë që është pjesë e albumit 21.
Këngëtarja britanike ka falenderuar mjekët që e operuan në kordat vokale duke i bërë të mundur ngjitjen sërish në skenë. Mbrëmjen e djeshme u pa qartë se mjekët kanë bërë një punë të shkëlqyer: zëri i Adele është rikthyer.
Në kategorinë rock dominon grupi Foo Fighters që me këngën e tyre Walk marrin pesë çmime.
Fitues të tjerë (mbi 75 kategori për të cilët u ndanë çmime) ishin edhe Kanye West dhe Jay-Z në kategorinë rap; Lady Antebellum për albumin më të mirë country me Own the Night; Taylor Swift për këngën e saj Mean; Bon Iver si artisti i ri më i mirë.
Mbrëmja e ndarjes së çmimeve Grammy u pasurua edhe nga performancat e artistëve si Paul McCartney, Rihanna, Chris Brown dhe Kelly Clarkson.
Homazh për Whitney-n
Jeta dhe karriera e Whitney Houston-it u përkujtua në ceremoninë e çmimeve Grammy në Los Angeles, ku artistes së madhe, të shuar në moshen 48-vjeçare, iu rezervua një vend i veçantë.
Homazhet per ikonen e trishte te pop-it, sic e quajne disa media, perfshine edhe nje performance te dedikuar asaj nga Jennifer Hudson. "I will always love you", kenges-hit qe shenoi rekordin e vitin ne 1994-ten ne ndarjen e atehershme te çmimeve Grammy, Hudson i beri nje ndryshim te vogel dhe e kendoi: "Whitney, we will always love you".
Legjenda e muzikes u gjend e vdekur ne dhomen e hotelit ku po qendronte ne Los Angeles, nje dite perpara ceremonise prestigjoze. /ch/
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.