Blog Hyr

Blog › LifeStyle

Të gjithë jemi nga pak racistë

Ekspertët nga shkolla e psikologjisë në Georgia të SHBA-ve mendojnë se të gjithë jemi nga pak racistë, mirëpo nuk jemi të vetëdijshëm për këtë.Për këtë racizëm janë fajtorë interneti, programet televizive, por edhe librat që i lexojmë- thonë kërkuesit amerikanë.…

·

Të gjithë jemi nga pak racistë
Ekspertët nga shkolla e psikologjisë në Georgia të SHBA-ve mendojnë se të gjithë jemi nga pak racistë, mirëpo nuk jemi të vetëdijshëm për këtë.Për këtë racizëm janë fajtorë interneti, programet televizive, por edhe librat që i lexojmë- thonë kërkuesit amerikanë. Ata kanë bërë një test me participantët, i cili ka treguar se të gjithë kemi paragjykime edhe pse shpesh nuk besojmë tek ato. Autorët e studimit kanë përdorur një test fjalësh. Participantëve iu janë dhënë fjalë, të cilat është dashur t’i lidhin me fytyrat e njerëzve. Shumica prej tyre, fjalën armë e kanë lidhur me të zinjtë, ndërsa ngjashëm kanë vepruar edhe me fjalën dhunë. “Shumica e njerëzve i lidhin të zinjtë me dhunën dhe ky është paragjykim universal”, thonë autorët. Sipas tyre, paragjykimet gjatë jetës i krijojnë të gjitha gjërat që i kemi lexuar nëpër libra apo parë në televizor ose në internet. Mirëpo, thonë ata, është e rëndësishme mënyra se si sillen njerëzit ndaj njëri-tjetrit, dhe jo mënyra instinktive e reagimit të tyre, në bazë të asaj që kanë dëgjuar ose parë. /Telegrafi/

739 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?