Blog Hyr

Blog › Blog

Poli zgjedh.....Spanjen !

Oktapodi Paul zgjedh Spanjën fituese të Kampionatit Botëror Afrika e Jugut 2010. BBC bëri të ditur sot se në sfidën e finales Spanjë-Holandë që pritet të ndodhë të dielën, oktapodi orakull mes dy kutive me ushqim të shijshëm, atë më…

·

Poli zgjedh.....Spanjen !

Oktapodi Paul zgjedh Spanjën fituese të Kampionatit Botëror Afrika e Jugut 2010. BBC bëri të ditur sot se në sfidën e finales Spanjë-Holandë që pritet të ndodhë të dielën, oktapodi orakull mes dy kutive me ushqim të shijshëm, atë më flamurin holandez dhe atë me Spanjën, ka pushtuar me tentakulat e tij kutine me flamurin spanjoll. 
Kujdestarët e Paulit zbatuan rutinën e përhershme. Dy kuti të mbuluara me ushqim të shijshëm dhe me flamuj të skuadrave kundërshtare u vendosën në akuariumin ku gjendet oktapodi telepatik, në Oberhausen të Gjermanisë. Dhe, Paul parashikoi me zgjedhjen e e tij se Spanja do te munde Holanden ne kete sfide per vendin e pare ne Boteror. Paul u shfaq duke marrë ushqim nga ena me flamurin spanjoll, duke injoruar tërësisht enën e dytë me flamurin holandez. 

Paul parashikoi sot edhe ndeshjen e neserme Uruguaj-Gjermani, duke parashikuar humbjen e Uruguajit dhe Gjermanine si fituese te vendit te trete.

Oktapodi telepatik Paul, është bërë yll botëror me gjashtë parashikimet e tij të sakta të ndeshjeve të Gjermanisë në Botërorin 2010. 

Paul kishte parashikuar saktësisht fitoren e Gjermanisë ndaj Australisë, Argjentinës, Anglisë e Ganës. Por, parashikoi saktësisht edhe humbjet nga Serbia e Spanja. 


Zgjedhja e sotme mes Holandes dhe Spanjes ishte e pari short per oktapodin orakull ku nuk bente pjese Gjermania. 
Ai është bërë i famshëm për parashikimet e tij që në Euro 2008. 


Shiko video: 


http://www.youtube.com/watch?v=Ya85knuDzp8&feature=player_embedded

1.319 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?