Blog Hyr

Blog › Blog

Largoni lulet nga ballkoni

Gruponi lulet në bazë të ngjyrësSë pari, brenda futni lulet që janë të ndjeshme në temperaturat e ulëta, kurse lulet e tjera mund t’i leni edhe një kohë në ballkon. Por, ato vendosni në ndonjë vend që e rrahë më…

·

Largoni lulet nga ballkoni

Gruponi lulet në bazë të ngjyrës
Së pari, brenda futni lulet që janë të ndjeshme në temperaturat e ulëta, kurse lulet e tjera mund t’i leni edhe një kohë në ballkon. Por, ato vendosni në ndonjë vend që e rrahë më pak era dhe që e kapë dielli gjatë pjesës më të madhe të ditës. Saksitë në shtëpi vendosni ashtu që lulet dhe gjethet të mos preken midis tyre. Mund t’i gruponi edhe në bazë të ngjyrave që përputhen, apo që paraqesin kontrast të bukur.
 
Sa më pak ujë
Lulet më lehtë e kanë që ta përballojnë thatësinë, sesa sasinë e tepërt të ujit, për këtë shkak nuk duhet t’i ujitni ato çdo ditë. Dy herë në javë do të jetë më se e mjaftueshme, ku duhet të kini kujdes që uji të jetë i temperaturës së dhomës, e jo i ftohtë, sapo i marrë nga çezma. Për këtë shkak, duhet gjithnjë të keni shishe me ujë në shtëpinë tuaj. 

Hapni perdet
Bimët kanë nevojë për sasi të mëdha

të dritës, për këtë shkak duhet t’i vendosni ato afër dritareve. Por, ato duhet të mbahen sa më larg radiatorëve, furrave dhe burimeve të tjera të nxehtësisë. Herë pas here duhet ta prashitni dheun e luleve.
 
Mos i plehëroni lulet gjatë dimrit
Bimët tani hyjnë në sezonin e ‘gjumit’, prandaj nuk kanë nevojë për sasi të mëdha të materieve ushqyese – plehut.
Kjo dmth se, pasi që t’i keni plehëruar në vjeshtë, atyre nuk duhet hedhur pleh deri në shkurt. Më mirë është që të përdorni pleh artificial. 

4.795 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?