Blog Hyr

Blog › Blog

Si te dukeni perfekte ne bikini!

Ankthi i shumices se grave eshte zhveshja ne plazh. Trupi qe gjate gjithe vitit ishte i kamufluar ne shtresat e rrobave te trasha, duhet zhveshur para syve te jurise se ashper, e shume grave ’zbulimi’ i tille ka efekte negative…

·

Si te dukeni perfekte ne bikini!
Ankthi i shumices se grave eshte zhveshja ne plazh. Trupi qe gjate gjithe vitit ishte i kamufluar ne shtresat e rrobave te trasha, duhet zhveshur para syve te jurise se ashper, e shume grave 'zbulimi' i tille ka efekte negative ne vetebesim.



Por, frikes suaj pak a shume i ka erdhur fundi. Ne fakt me kater hapat ne vazhdim do te arrini t'i fshihni zonat trupore qe i konsideroni me pak atraktive, (si p.sh. barku), ndonese shpesh eshte e paarsyeshme. Nese keni probleme me gjinjte... industria e modes ka perparuar. Bikini do ta kryeje punen e vet, ndersa gjinjte tuaj do te duken per mrekulli. Nese problemi juaj eshte barku, permiresimet minimale ne te ushqyer do te japin rezultate te shpjeta e nese ju brengos 'prapaskena' jane ushtrimet e dobishme per insant-forcimin e prapanices pa lodhje dhe djersitje.



Nese keni mundesi, notoni shume dhe kete trupi do t'ua ktheje ne menyren me te mire- duke u forcuar. Sportet ne rere, tenisi, bicikleta...te gjitha aktivitetet jane te miresepritura. Nese konsideroni se prape s'ia keni dale, mbulohuni me shami.



Ngjyra e erret

Nese ju mundon celuliti, aleati juaj me i mire eshte ngjyra e mbyllur. Por meqe ekspozimi i tepruar ne diell eshte i rrezikshem, e solariumin duhet shmangur ne mase te madhe, perdorni prodhime kozmetike. Sot ka preparate te shumta me shume nuanca qe nuk lene njolla dhe shperlahen teresisht.



Bikini i bukur

Nese nuk jeni te kenaqur me pamjen tuaj ne bikini, para se te filloni te ankoheni perpiquni ta nderroni ate. Qepja dhe madhesia e bikinit varet nga shume gjera. Nese keni gjinj te forte, blini bikini pa mbushje e ne te kunderten, perdorni recipeta me mbushje qe nuk dallohen.



Zona e zeze

Rezultati i nje studimi te rrepte qe perfshiu 200 mije gra, ishte deshperues, pasi 70 per qind e grave si te meten me te madhe konsideronin barkun e tyre. Deri tek barku i bukur mund te shkoni me kombinim te shendetshem te ushqimit dhe me kostum te pershtatshem. Pastaj vazhdoni me te vjetren.



Takat e larta

Nese deshironi qe ne moment te mahnitni njerezit e pranishem, apo ne ate moment te dukeni perfekte, mbathni sandale me taka te larta. Kembet do te zgjaten, do te dukeni me vitale e vlen te permendet se do te dukeni shume me joshese. Por, kujdes qe takat te mos jene te holla, sepse mund te pengoheni ne ndonje gur dhe te perfundoni me hunde ne rere.

1.259 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?