Bing vs Google
Gjiganti Microsoft-i ka njoftuar se nga 1 qershori do te ofroje permes Bing live Search nje kerkim me efikas te rezultateve nga perdoruesit. Keshtu, Bing tanime do te zevendesoje google live search. Ne fakt, Bing eshte nje motor kerkimi, i…
Ndaje

Gjiganti Microsoft-i ka njoftuar se nga 1 qershori do te ofroje permes Bing live Search nje kerkim me efikas te rezultateve nga perdoruesit. Keshtu, Bing tanime do te zevendesoje google live search. Ne fakt, Bing eshte nje motor kerkimi, i cili ndihmon njekohesisht perdoruesit qe te bejne nje zgjedhje me te mire, krahasuar me google. Per me teper, ne ndryshim nga google, rezultat e kerkimit te te cilit jane plot link-e, Bing do te mburret edhe me perqasje lokale te informacionit, si citysearch. Ky motor kerkimi operon permes termave vizuale, duke perdorur teknologjine Powerset, fjala me e fundit e teknologjise se kompanise qe ishte kerkuar per te bashkepunuar qe vjet nga gjiganti Microsoft. Sikurse edhe google, Bing ofron sugjerime, fjale kyce sipas fjales me te cilen perdoruesi ka kerkuar. Por, ofron gjithashtu nje pamje me terheqese te produktit, ndersa klikimi mbi nje permbledhje produktesh rezulton ne te dhena te cituara si te dhena pro dhe kunder.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.