Blog Hyr

Blog › Blog

Te jesh apo mos te jesh

Është e vështirë të jesh ndryshe në shoqërinë tonë. Gjatë gjithë kohës çdonjëri prej nesh është nën trysninë e të tjerëve për të qenë të ngjashëm me ata. Edhe pse mund të duket se çdokush është i tërhequr nga seksi…

·

Te jesh apo mos te jesh

Është e vështirë të jesh ndryshe në shoqërinë tonë. Gjatë gjithë kohës çdonjëri prej nesh është nën trysninë e të tjerëve për të qenë të ngjashëm me ata. Edhe pse mund të duket se çdokush është i tërhequr nga seksi i kundërt kjo nuk është e vërtetë. Disa njerëz janë homoseksual, janë të tërhequr nga njerëz të njëjtës gjini. Në vende të zhvilluara si Kanadaja apo Shtetet e Bashkuara ka shumë meshkuj homoseksual apo femra lezbike të cilat kanë profesione të ndryshme dhe kanë një jetë të suksesshme.
Kur pjesa më e madhe e mendimeve apo aktivitetit seksual të një individi janë për dikë të njëjtit seks atëherë ky njeri mund të jetë homoseksual. Femrat të cilat janë të tërhequra nga femrat quhen lesbike. Shpesh për të identifikuar meshkujt të cilat kanë këtë tërheqje seksuale përdoret fjala gey. Njerëzit të cilët janë të tërhequr nga anëtarët e gjinisë së kundërt quhen heteroseksualë. Disa njerëz janë të tërhequr nga të dyja sekset si ata me gjini të njëjtë edhe me gjini të kundërt dhe quhen biseksualë. Njerëzit mund të ndihen shumë të tërhequr nga persona të njëjtit seks. Dikush mund të mendojë dhe fantazojë për dikë të njëjtit seks pa qenë detyrimisht homoseksual. Zbulimi i kësaj ndjenjë vihet re përgjithësisht tek të rinjtë. Fakti që jeni i tërhequr nga një person nuk do të thotë se duhet patjetër të bëni seks me të. Ju mund ta admironi këtë person dhe të ndani një marrëdhënie dashurore, përkëdhelëse me të, pa rritur deri në aktin seksual. Steriotipet e homoseksualëve në televizion apo media shqetësojnë shumë njerëz. Pjesa më e madhe e geive apo lezbikeve nuk veprojnë apo nuk duken ndryshe nga të tjerët. Nuk dihet pse njerëzit janë heteroseksualë, homoseksualë dhe biseksualë, megjithëse ka shumë teori asnjë nuk ke ka vërtetuar këtë. Shumë njerëz kanë fantazi seksuale për të dy sekset, dhe shpesh ndihen konfuzë për faktin nëse janë heteroseksualë apo jo.

 TiranaObserver

1.253 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?