Martesë apo... bashkëjetesë?
Në fillim ishte "Se scappi ti sposo" "Nese largohesh, te martoj" ishte Julia Roberts që sa herë hynte në kishë e veshur me të bardha, në momentin e thënies "Po" kthente takat dhe zhdukej me vrap duki i lënë të…
Ndaje

Në fillim ishte “Se scappi ti sposo” "Nese largohesh, te martoj" ishte Julia Roberts që sa herë hynte në kishë e veshur me të bardha, në momentin e thënies “Po” kthente takat dhe zhdukej me vrap duki i lënë të gjithë të habitur. Edhe sot megjithëse nuk arrihet të propagandohet një ceremoni e më pas arratisja janë të shumtë ata që nuk besojnë më në martesë. Por dashuria ka pretendimet e saj dhe shumë njerëz gjejnë mënyra të tjera formalisht më pak detyruese.
Bota që ndryshon
Bashkëjetesat gjithmonë sipas ISTAT janë trefishuar në krahasim me vitin 1999 dhe vazhkojnë të shtohen. Por mua nuk është vetëm frika përballë rezultateve statistikore pak inkurajuese mbi kokën e lidhjeve. Në 20 vitet e fundit ka ndodhur një ndryshim thelbësor: çifti ose bërthama familjare nuk konsiderohen më në qendër të jetës dhe shoqërisë pasi ky rol tashmë i ka kaluar individit.
Një shembull i tillë po ndodh edhe në Shqipëri dhe që mund të quhet “narcizëm kolektiv”, primare janë aspiratat vetjake, karriera pastaj pjesa tjetër. Ky mentalitet i ri në radhë të parë ka vënë në krizë çiftin e më pas familjen.
Dashurohemi por nuk martohemi, nuk firmosim asnjëgjë, dashurohemi vetëm sepse duam. Çiftet më të reja preferojnë një jetë familjare të lehtë pa pengesa e detyrime. Një jetë më e lirshme por jo më pak e vlefshme në krahasim me martesën, me gjithë ngarkesën simbolike që mbart. Por edhe pse parapëlqehet bashkëjetesa gjërat nuk janë aq të thjesht. Vlen megjithatë një thënie e aktores Simona Signoret: Duhet të dashurohemi në mënyrë të jashtëzakonshme për të ngritur e fluturuar atë krijim të çuditshëm dyvendësh që është një jetë e re sëbashku”
Nevoja për të qëndruar bashkë
Në një çast ndodh që rënia në dashuri pasioni i bëjnë atë të shikohen në sy dhe të thonë “Provojmë?” e gjithë magjia e bashkëjetesës, në fakt qëndron tek provojmë” që është ndoshta më e fortë se sa kërkesa e zakonshme për martesë sepse është një lojë e vetëdijshme. Ekziston dashuria por edhe rreziku. Jemi në dijeni të lidhjes por në të njëjtën kohë edhe të dëshirës për të mbajtur një lloj lirie psikologjike ose më konkrete. Provohet të blihet një shtëpi të shihet si funksionon çifti duke jetuar nën një çati nëse jo përgjithmonë, të paktën për një copë rrugë. Por nëse me të vërtetë të gjithë janë kthyer në njerëz që duan vetveten pse të marrësh përsipër një rrezik të tillë? Sepse megjithatë ekziston dhe do të ekzistojë dëshira për të qëndruar bashkë, për të qënë dy, për të formuar një çift me gjithë dyshimet.
Të mirat e bashkëjetesës
Bashkëjetesa ka shumë aspekte psikologjike pozitive: pikërisht sepse nuk ekziston asgjë sanksionuese dhe gjithçka mund të përfundojë nga një moment në tjetrin, çifti është i stimuluar të mos bjerë në rutinën e përditshme. Duhet impenjim i madh për ta mbajtur të gjallë raportin gjë që në shumicën e rasteve në martesë nuk ndodh ose ndodh për pak kohë. Pra në ekuilibrin e bashkëjetesës ekziston gjithmonë diçka më pak e sigurtë, kështu që gjithçka mbushet me fantazi dhe krijimtari me një freski emocionesh që njerëzit e martuar ndoshta për dembeli apo për më shumë siguri dhënë nga shteti civil rrezikojnë të harrojnë shpejt.
Të vihesh në lojë gjithmonë, ditë për ditë është karakteristike dhe magjia e bashkëjetesës. Por kjo gjendje pasigurie fsheh edhe kurthe, të cilat nuk duhen nënvlerësuar. Disa momente mund të bëhen të rrezikshme për ekuilibrin e raportit. Për shembull pasiguria që mund të provojë partneri i ftuar” në shtëpinë e tjetrit si pasojë e të mos qënit i lirë deri në fund në zgjedhjet që i përkasin banesës. Ose siguria e pakët në menaxhimin e lekëve në veçanti nëse janë diferenca të rëndësishme në fondet ekonomike. Janë aspekte për tu vlerësuar dhe që mund të kthehen në një problem kur raporti përfundon sepse çiftet që bashkëjetojnë nuk janë të garantuar nga asnjë lloj mosmarrëveshje.
Raport i barabartë
Që një bashkjetesë të rritet në mënyrë të ekuilibruar është e rëndësishme që në fillim të lidhjes vendosja e një raporti sa më të barabartë, ku të dy të ndihen të lirë. Kështu përpara një shpenzimi të madh të njërit prej partnerëve tjetri duhet të kërkojë të ekuilibrojë duke mbajtur të tjera detyra, jo vetëm ekonomike. Për shembull nëse ka mundësi është më mirë të jetohet në një shtëpi të trashëguar ose të merret me qera nga të dy. Ose të vendoset që partneri që nuk është pronar të mbajë peshën e shpenzimeve të tjera (ushqim, energji, telefona, gaz...). nëse nuk arrin dot kësaj atëherë duhet të merret me menaxhimin e shtëpisë. Në këtë mënyrë balancohet disavantazhi i fillimit që me kohë do të krijonte konflikte, inate dhe akuza. Duhet kujtuar se për blerjet në vazhdim nëse nuk mbahet një dokument që të dëshmojë efektivisht se kush ka paguar do të jetë e pamundur të vërtetohet pronësia. Edhe nëse duket jo romantike më mirë të ruash fatura pasi nëse dashuria merr fund atëhere do të mund të evitoheshin keqkuptime të kota.
Akordi i bashkëjetesës
Nëse situata ekonomike është jo e balancuar ekziston mundësia për të dy partnerët e nënshkrimit të akordit të “bashkëjetesës”. Në fakt është një akord privat ose në prezencë të noterit ku mund të vendosen kushtet e aplikimit në rast se raporti merr fund duke përcaktuar të ardhura për mbajtjen e partnerit ekonomikisht më të dobët ose lënien e banesës.
Jo gjithmonë bashkëjetesa paraqet kurorëzimin e dashurisë, dikush preferon jetën e pavarur. Dëshira për të ruajtur lirinë nuk limiton ndjenjat por përkundrazi është kushti për të dashuruar. Lidhje të ngushta por në distancë kur gjithkush qëndron në shtëpinë e tij dhe kalohen së bashku vetëm disa periudha, ndoshta fundjava dhe pushimet ose ndonjë rast i veçantë. Shumë janë të mendimet se kjo është e vetmja mënyrë për të konservuar dashurinë. Kush e përshtat zakonisht është “veteran” i martesës ose i bashkëjetesës së marrë fund prandaj njeh vështirësitë e të jetuarit bashkë, limitet e tij ndaj dhe për të mbrojtur dashurinë e re preferon këtë mënyrë jete dyshe pak të distancuar. Avantazhet janë të dukshme çdo kush mban banesën e tij dhe është i pavarur ekonomikisht. E nëse dashuria përfundon nuk do të ishte e nevojshme të fillohet nga zero përfshirë dhe shtëpinë. Dashuria mund të mbetet në atë fazë të lajkave, mungesa e tjetrit shton dëshirën. Të dy partnerët kanë territorin e tyre privat, në hapsirë të madhe autonomie dhe problemi i rutinës që vret dashurinë është superuar shkëlqyeshëm. Për tu takuar duhet marrë makina të dilet e mbi të gjitha të prezantohesh sa më mirë me tjetrin. Ai nuk do ta shoh atë asnjëherë të patrukuar ose të pakrehur ndërsa ajo do të kursejë imazhin e shokut me tuta sporti para televizorit. Tërheqja është asi në dorë i kësaj lloj lidhjeje, me të vetmin rrezik që pak nga pak njëra të dy do të filloj të vuajë për këtë lloj lidhjeje paralele, do të ndihet vetëm dhe për rrjedhojë do të reflektojë dëshirën për të jetuar me të dashurin. Dhe kështu cikli rifillon.
Çfarë parashikon ligji për çiftet që bashkëjetojnë
Itali
Ka situata të ndyshme kur lidhja përfundon
Shtëpi në pronësi. Në rast zhdukje të partnerit që ishte pronari i shtëpisë ajo i përket trashëgimtarëve të ligjshëm të këtij të fundit.
Shtëpi me qira. Gjykata Kushtetuese i ka njohur bashkëjetuesit të drejtën e hyrjes në kontratën e qerasë në rast vdekje ose largim si pasojë e mbylljes së raportit bashkëjetues por vetëm në prezencë të fëmijëve.
Blerje. Nuk ekziston regjim bashkësish ligjore midis bashkëjetuesve. Kush ka kryer blerjen është pronar (nëse e demonstron)
Të drejta trashëgimore. Partneri mund të marrë një kuotë të pronësisë vetëm nëpërmjet trashëgimisë jo më të madhe se sa kuota që me ligj i takon fëmijëve.
Emergjenca mjekësore. Asnjë nga partnerët nuk mund të flas për vendimet në aspektin mjekësor dhe për emergjenca spitalore.
Të ardhura për mbajtje. Në rastin e mbylljes së raportit nuk janë parashikuar të ardhura për mbajtje ose mbështetje ekonomike.
Për të mbrojtur çiftet që rrojnë bashkë që edhe pse shohin limite konkrete të bashkëjetesës nuk pranojnë rregullimin civil që parashikon martesa, është parashikuar një propozim për ligj i Grillini-t i njohur me siglën PACS (Pakt Civil Solidariteti) që do të thotë barazi e të drejtave dhe interesave të bashkëjetuesve me të bashkëshortë. Kjo ka të bëjë me një propozim interesant edhe për çiftet homoseksuale për të cilët paraqet të vetmen mundësi për legalizimin e lidhjeve të tyre. Për çiftet heteroseksuale është një alternativë e martesës civile.
Francë
Duke nënshkruar një kontratë pranë Komunës ku banon me një person të të njëjtit seks ose të ndyshëm arrihen të drejta të përaafërta me ato të çiftit të martuar.
Gjermani
Në 2001 nën shembullin e Francës legalizon lidhje bashkëjetese midis personave me të njëjtin seks dhe me seks të ndyshëm.
Luksenburg
Sipas ligjit të aprovuar në vitin 2004 parashikon të drejta shumë të përafërta me ato të personave të martuar.
Hollandë
Që prej vitit 1998 çiftet që bashkëjetonin mund të regjistroheshin në Komunë dhe e drejta e familjes së re, përveç njohjes së martesës për homoseksualët parashikon mundësinë e këtyre të fundit të adoptojnë fëmijë.
Britania e Madhe
Me Civil Partners Bill aprovohet në vitin 2004 çifteve që bashkjetojnë u janë akorduar të drejta të njëjta me të martuarit.
Spanjë
Është aprovura ligji mbi çiftet homoseksuale (edhe etero) por edhe përpara këtij lidhi disa rajone të vendit njihnin lidhjet me bashkëjetesë se për homoseksualët ashtu edhe për etero seksualët.
Belgjikë
“Cohabittion legale” (bashkëjetesa legjitime) ka hyrë në fuqi në vitin 2000
Zvicër
janë njohur lidhjet civile me garanci shumë afër me ato martesore.
Danimarkë
Që nga viti 1989 është njohur ligjërisht bashkimi për çiftet në bashkëjetesë.
Norvegji
Nga viti 1993 njeh ligjërisht bashkëjetesën.
Tema ne Forum: http://www.veriu.org/forum/index.php?showtopic=383
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.