Blog Hyr

Blog › Blog

Qeveria bisedime me Yahoo, Hotmail dhe "Costa Crociera" për turizmin

Qeveria shqiptare ka nisur bisedimet me sitet më të mëdha të internetit, Yahoo dhe Hotmial, për të reklamuar perlat e turizmit shqiptar. Në një intervistë për "Metropol", këshilltari i Kryeministrit, Besnik Aliaj, shprehet se një reklamim i tillë do të…

·

Qeveria bisedime me Yahoo, Hotmail dhe "Costa Crociera" për turizmin

Qeveria shqiptare ka nisur bisedimet me sitet më të mëdha të internetit, Yahoo dhe Hotmial, për të reklamuar perlat e turizmit shqiptar. Në një intervistë për "Metropol", këshilltari i Kryeministrit, Besnik Aliaj, shprehet se një reklamim i tillë do të garantojë një rritje të ndjeshme të turistëve, duke arritur dhe në një bilanc pozitiv. Gjithsesi, ai thekson se sapo janë marrë ofertat e para të reklamave që po studiohen. Ndërsa spote do të paraqiten dhe në kanalet më të mëdha televizive të botës. Një veprim i tillë bëhet për herë të parë, duke e vendosur turizmin në qendër të vëmendjes. Aliaj ka nënvizuar se kanë nisur kontaktet e para dhe vizitat e drejtuesve të kompanisë ndërkombëtare “Costa Crociere”, e cila synon të sjellë rreth 4.000 turistë çdo fundjavë në Durrës, Tiranë, Krujë dhe vazhdim, nëse projekti ecën mirë të shtrihet edhe në Vlorë dhe Sarandë. Kontakte janë marrë edhe me kompani serioze holandeze e italiane, për projekte marine dhe jahtesh etj. Janë zhvilluar seanca dhe konferenca të posaçme promovimi përmes takimeve me biznesin spanjoll, austriak, italian, etj. Pa folur për konferenca me operatorët turistikë vendës dhe vizitat promocionale në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Imazhi i keq i vendit pjesërisht është i vërtetë për shkak të së kaluarës, dhe pjesërisht është kompleks që duhet tejkaluar. Qeveria ka përdorur një filozofi pragmatiste, që fillon me krijimin e kushteve bazë për një turizëm të qëndrueshëm, ngritjen e kapaciteteve dhe më tej për të kaluar në një proces promovimi më të mirë të turizmit këtë vit në vendet e rajonit si Maqedoni, Kosovë dhe Mal i Zi? Në këto vende është punuar me strategji dhe instrumente promocioni të veçantë për këtë vit, si takime zyrtare, uorkshope dhe panaire prezantuese, spote televizive etj. Është një segment i veçantë tregu për turizmin shqiptar. Por këtë vit është shtuar prezenca e Shqipërisë dhe turizmit të saj edhe në mediat ndërkombëtare, si Time, CNN traveller, Foreign Affairs. Ndërkohë që sivjet po punohet që vitin tjetër të ketë një bum turistik. Kështu është në proces negocimi i një marrëveshje pakete promocionale me Euroneë----s dhe jemi në kontakt me operatorë turistikë ndërkombëtarë, të cilët veç investimeve janë të interesuar vetë të promovojnë Shqipërinë në favor të bizneseve të tyre. Po kështu nuk është sekret të themi se po punojmë me shumë interes edhe për një paketë promovimi përmes internetit, ku “hotmail” dhe “yahoo” do të jenë ndoshta partnerët tanë kryesorë me të cilët do të punojmë. Ne tashmë kemi marrë ofertat dhe po i studiojmë me kujdes. Tashmë është bërë edhe një studim, ku dëshmohen qartë avantazhet e mëdha të aksesit dhe promovimit që krijon shërbimi i internetit. Konkluzioni i studimit, me pak fjalë, është se marketimi përmes mediumeve on-line (qoftë Hotmail ose Yahoo) është mjaft efektiv, duke garantuar një raport të qëndrueshëm midis Komunikimit – Informacionit – dhe Argëtimit. Kjo mund të vlejë shumë si për marketimin e vendit dhe të turizmit.

Me pak fjalë, për të dhënë një informacion më shumë për gazetën, po punohet si për të përmirësuar sitin e turizmit dhe Shqipërisë, edhe duke ekspozuar sitin dhe reklamat e turizmit shqiptar në faqet e mediumeve on-line. Disa nga argumentet në favor të kësaj forme marketimi janë:

· 2 nga 3 qëllimet kryesore të përdorimit të internetit janë:

· kërkimi i destinacioneve turistike 51%

· përgatitja e udhëtimeve 46%

85% e përdoruesve në botë janë 25-54 vjeç – gjë që përbën një treg të fuqishëm potencial



Le të marrim një shembull rastësor, për shembull, MSN Hotmail është shërbimi Nr.1 i komunikimit në botë aktualisht për shifrat që ka. Afër saj gjendet edhe yahoo. Tani:

· Sistemi Hotmail ka 200 milionë adresa në gjithë botën

· 17 gjuhë të botës

· 25 milionë përdorues on-line çdo muaj në Evropë

· Sistemi Mesenger ka 170 milionë përdorues në mbarë botën

· 45 milionë përdorues on-line çdo muaj në Evropë

· 78% e tyre kanë shkuar për pushime turistike vitin e fundit

· 72% e përdoruesve të MSN Hotmail udhëtojnë jashtë vendit të tyre

· 53% dëshirojnë të pushojnë në një vend ndryshe

· 32% e përdoruesve klasifikohen me të ardhura të larta

· Kriteri kryesor i përzgjedhjes: çmimi dhe vlefshmëria e ofertës

· Sot mbi 50% e evropianëve përdorin lidhjen on-line

· 3 në 4 evropianë kanë patur të paktën 1 udhëtim vitin e kaluar

· 47% e përdoruesve të internetit në Evropë e zgjedhin destinacionin e pushimeve në internet

· 35% e blerjeve globale në internet janë në fushën e udhëtimit

Pra, do të ishte e panevojshme të bëjmë komente për avantazhet e një marketimi përmes kanaleve të tilla.

Së fundi, në lidhje me marketimin dhe sjelljen e sa më shumë turistëve në Shqipëri, po punohet edhe në një drejtim tjetër. Këtu më duhet të nënvizoj kontaktet e para dhe vizitat e drejtuesve të kompanisë ndërkombëtare “Costa Crociere”, e cila synon të sjellë rreth 4.000 turistë çdo uikend në Durrës, Tiranë, Krujë dhe vazhdim, nëse projekti ecën mirë të shtrihet edhe në Vlorë dhe Sarandë. Kontakte janë marrë edhe me kompani serioze holandeze e italiane për projekte marine dhe jahtesh etj. Janë zhvilluar seanca dhe konferenca të posaçme promovimi përmes takimeve me biznesin spanjoll, austriak, italian etj. Pa folur për konferenca me operatorët turistikë vendës dhe vizitat promocionale në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

1.775 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?