Llogaria ime
Veriu Portal
Sport

“Rusi 2018”, Brazili kualifikohet i pari. Argjentina e Uruguaji humbasin “maleve”


Brazili është skuadra e parë në botë që pret biletën për në fazën finale të Botërorit të vitit 2018, që do të zhvillohet në Rusi.

Kombëtarja 5 herë kampione e botës fitoi me lehtësi ndaj Paraguajit në Sao Paulo me rezultatin 3-0, duke regjistruar fitoren e 8 radhazi nën drejtimin e trajnerit Tite.

Brazili e zhbllokoi rezultatin në minutën e 34-t të ndeshjes me Coutinhon, që shënoi pas një kombimini me Paulinhon.

Në pjesën e dytë, Neymar humbi një 11-metërsh, por më vonë e korrigjoi gabimin e tij, duke shënuar golin e dytë për “Seleçao”-n. Llogaritë e sfidës i mbylli Marcelo, me golin e tretë të shënuar në minutën e 86.

Argjentina vuajti mungesën e Lionel Messit të ndëshkuar me 4 ndeshje pezullim. Skuadra “albiçeleste” humbi 2-0 ndaj Bolivisë, në një sfidë të zhvilluar në lartësitë mbi 3.000 metra mbi nivelin e detit, duke e komplikuar ndjeshëm çështjen e kualifikimit.

Bolivia kaloi në avantazh në minutën e 31-të me Arce, ndërkohë që në të 53-tën, Moreno shënoi edhe golin e dytë. Bolivia arriti të marrë 3 pikët ndaj nënkampionëve të botës, që zbresin në vendin e pestë të renditjes pas Kilit, me këtë të fundit që iu imponua Venezuelës me rezultatin 3-1.

Edhe për Uruguajin gjërat shkuan jo mirë, pavarësisht kthimit të Luis Suarezit. Skuadra e Tabarez, pas disfatës 4-1 me Brazilin, u gjunjëzua edhe nga Peruja në Lima, këtë radhë me rezultatin 2-1.

Sanchez kaloi uruguajanët në avantazh, por Peruja përmbysi gjithçka duke shënuar dy herë, fillimisht me Gerreron e më pas me Flores, duke i shkaktuar Uruguajit humbjen e 5-të në kualifikueset e grupit të Amerikës Latine.

Në ndeshjen tjetër, Kolumbia mposhti 2-0 Ekuadorin në fushën e këtij të fundit 2-0.

Tags:
Lexuar 991 here / Marre nga Top-channel. Tv
991
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?