Llogaria ime
Veriu Portal
Sport

Kartoni i kuq ndaj Izraelit, FIFA dënon Etrit Berishën


Goditja me kokë ndaj Eren Zahavit i ka kushtuar shtrenjtë portierit të përfaqësueses shqiptare, Etrit Berisha, i cili është njohur sot me masën e marrë nga Komisioni i Disiplinës i FIFA-s.

Berisha u ndëshkua me karton të kuq pas gjestit antisportiv kundër futbollistit izraelit në ndeshjen e nëntorit, por masa ndëshkimore ndaj tij ka qenë edhe më e ashpër.

FSHF bëri të ditur se lojtari është pezulluar me 2 ndeshje nga aktiviteti, si dhe detyrohet të paguajë edhe 5 mijë franga zvicerane gjobë për këtë sjellje.

Ndërkaq, nuk ia ka hedhur pa gjobë as FSHF, e cila duhet të paguajë 10 mijë franga për sjelljen e papërshtatshme të tifozëve shqiptarë në këtë ndeshje.

Sipas raportit të FIFA-s, në stadiumin “Elbasan Arena” janë ndezur fishekzjarrë, si dhe tifozët shqiptarë kanë vërshëllyer himnin kundërshtar.

Ndërkaq, “meritë” për gjobën këtë radhë ka edhe FSHF-ja, e cila është vlerësuar përgjegjëse për vonesën në fillimin e ndeshjes (nuk është specifikuar nëse në pjesën e parë apo të dytë).

Tags:
Lexuar 935 here / Marre nga panorama.com.al
935
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?