Shije
20°Tiranë
Hyr

Shije › Embelsira

Ëmbëlsirë ‘tiramisu’ me fruta

Përgatitja:* 1 kek i gatshëm me kakao i ndarë në dy pjesë, ose mund ta përgatisni vetë me 3 gota qumësht, 3,5 lugë miell, 3-4 lugë sheqer.* luleshtrydhe* kivi* 2 gota nga (200 gr) me nescafe me qumësht të ftohtëSë…

·

Ëmbëlsirë ‘tiramisu’ me fruta
Përgatitja:

* 1 kek i gatshëm me kakao i ndarë në dy pjesë, ose mund ta përgatisni vetë me 3 gota qumësht, 3,5 lugë miell, 3-4 lugë sheqer.
* luleshtrydhe
* kivi
* 2 gota nga (200 gr) me nescafe me qumësht të ftohtë

Së pari përgatisni kek-un, duke e përzier me qumështin, miellin dhe sheqerin në mënyrë të tillë që të mos krijohen toptha të miellit. Më pas lëreni të ftohet. Vendoseni gjysmën e poshtme të kekut në një pjatë të madhe dhe spërkateni atë mirë me një gotë me nescafe me qumësht të ftohtë.

Më pas shtroni sipër saj gjysmën e fillit të ftohtë dhe më tutje shtoni kivi të prerë hollë në formë rrethi. Pas kësaj vini katin e dytë të kekut dhe spërkateni dhe atë me një gotë tjetër me nescafe dhe qumësht të ftohtë dhe shtroni fillin e mbetur. Më pas zbukurojeni atë me luleshtrydhe dhe kivi.

Ndryshe, kivi në mes jep një aromë shumë interesante dhe të mirë, të krijon përshtypjen se është përdorur liker në të. Nëse do ta bëni pa fruta ju këshillojmë që fillit t’i shtoni vanilje për shtim arome dhe variacion si dhe në shtresën e dytë të mos vini fill, por ta mbyllni me kafe, kakao të spërkatur pasi të keni hedhur gotën me nescafe dhe qumësht të ftohtë. Po ashtu, mund të përdorni arra, lajthi, rrush të terur.
Koha e përgatitjes
45+
Nr. i personave
5

7.848 lexime

Komentet (4)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

  1. GenTo

    ca ma ke cu gojen lang....

    Përgjigju

  2. Baju

    Plidhje

    Përgjigju

  3. dejvid

    e provova kete tort ishte shum e shkelqeyer

    Përgjigju

  4. mevlude

    Ju pershendes

    Përgjigju

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?