Llogaria ime
AOL Portal
Revista

Windows i shtohet edhe nje rrezik tjeter ndaj file .wmf
Publikuar me 04 Jan 2006

Windows i shtohet edhe nje rrezik tjeter ndaj file .wmf

Eksploiti për prekshmërinë e zbuluar të Windows XP është publikuar dhe tani është duke u përdorur nga një numër i madh i siteve. Kompania anti-virale, Symantec, bëri me dije se prekshmëria keqpërdoret kur Windowsi i proceson skedat e pamjeve, .wmf apo Windows Meta Files.

Eksploiti shkarkon dhe ekzekuton skeda keqdashëse, si dhe vegla për kontrollimin e kompjuterave nga largësia përmes IRC.

Arnimet për këtë prekshmëri nuk ekzistojnë dhe edhe sistemet e freskuara me arnime mund të bëhen viktima.

Trojani në pytje shkarkon një program të rrenshëm anti-spyware dhe kërkon nga përdoruesi numrin e kartelës së kreditit për ta regjistruar këtë softuer.

Prekshmëria ndikon edhe përdoruesit e Firefox dhe Opera sepse ka të bëjë me mënyrën se si sistemi operativ i proceson skedat .wmf.

Ka Disa mënyra për ta ndalur trojanin ekzistojnë, një nga të cilat është deaktivimi i procesit "regsrv32 /u shimgvw.dll" në Windows Task Manager. Kjo zgjidhje ndikon që skedat .wmf të mos shkarkohen si duhet.

Azhornimi për këtë prekshmëri ende nuk është lëshuar.

Burimi i lajmit: http://blogs.washingtonpost.com/securityfix/2005/1...

Burimi i Lajmit ne gjuhen shqipe: Pr-Tech.Net


1236
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI