Llogaria ime
AOL Portal
Revista

Vatikani pranon ekzistencën e alienëve
Publikuar me 05 Gus 2015

Vatikani pranon ekzistencën e alienëve

Kanë kaluar 380 vite nga vdekja e Galileo Galileit. 

Ky i fundit kundërshtonte Kishën Katolike të asaj kohe duke thënë se Toka nuk ishte qendra e gjithësisë dhe për këtë i ka shpëtuar për pak ekzekutimit për herezi.

380 vjet nuk janë pak, as për Vatikanin që të ndryshojë qasje ndaj shkencës. 

Astronomët në Observatorin e Vatikanit, që studion qiellin që prej vitit 1582, thonë se zbulimi i planetit të ri Kepler 452b u ka shtuar besimin se në univers ka një jetë tjetër veç njeriut.

Megjithatë, ata thonë se pavarësisht se mund të ketë qenie inteligjente përtej sistemit tonë diellorë, vështirë se atyre do t’u jetë dërguar një shpëtimtar si Jezusi.

“Zbulimi i një forme tjetër inteligjente, ndryshe nga e jona nuk do të thoë se ka një tjetër Jezus. 

Mishërimi i Birit të Perëndisë është një ngjarje unike dhe e papërsëritshme në univers”, thotë At Jose Funes, drejtor i Observatorit të Vatikanit në Romë.

Kjo nuk është hera e parë që At Funes deklaron se jeta inteligjente përtej sistemit tonë diellor mund të ekzistojë. 

Në 2008-n, ai tha se ekzistenca e jashtëtokësorëve nuk bie ndesh me doktrinën katolike dhe as me Biblën.

Deklaratat e Vatikanit mbërrijnë pas zbulimit të Kepler 452b nga ana e NASA-s, një planet shumë i ngjashëm me tokën por që ndodhet 1400 vite dritë larg.


944
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI