Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

The Guardian “ngjitet” në Bjeshkët e Namuna
Publikuar me 19 Maj 2012

The Guardian “ngjitet” në Bjeshkët  e Namuna

Jonathan Knott nga britanikja, The Guardian sjell një reportazh nga veriu i Shqipërisë që e ka titulluar “Duke ecur në “Bjeshkët e Nemuna” të Shqipërisë, një peizazh që, siç e quan ai, është i virgjër.
Knott shkruan se: Ashtu si shumë rrugë të vogla në Shqipëri edhe rruga nga qyteti verior të Shkodrës maleve tëq afërta nuk është e shtruar dhe gjatë ecjes furgoni ynë krijon re pluguri
të bardhë që zhduken më pas në horizont. Ne të kalojnë një numër i madh makinash të vjetra, tip Mercedes panumërta të vjetra, disa kuaj dhe karroca si edhe burra të hipur në biçikletë të veshur me kapele që i bëjnë hije.
Shumë prej ndërtesave në rrugë janë gjysmë të rrënuara ose të shkatërruara, por kafenetë e vjetra dhe stacionet e benzinës janë duke bërë biznes të mirë; përgjatë rrugës edhe shtëpi të ngjyrosura me ngjyra të ndritshme si: e gjelbër, levando apo aquamarinë.

Pastaj arrijmë në një zonë ku ka plot “grushta” betoni. Gjatë regjimit komunist, i cili u rrëzua në vitin 1990, është vlerësuar se më shumë se 500,000 nga këto bunkerë ishin ndërtuar në Shqipëri.
"Diktatori ynë i ndërtoi ato në mënyrë që njerëzit ta kishin gjithmonë ndjenjën se shtetet e tjera do të na sulmojnë, dhe nuk mendojnë për problemet në këtë vend", thotë udhëheqësi ynë, Aleks.
Kjo epokë e izolimit të skajshme ka kaluar, por Shqipëria mbetet një libër i mbyllur për shumë persona: deri kur shqiptarët kishin nevojë për viza për të udhëtuar në shumicën e Evropës, dhe vendi ka pasur relativisht pak vizitorë të huaj.

Grupi ynë i udhërimit i shtrydhur në minibus 10-vendësh përfshin një bankier në pension, një drejtues TV dhe një mësues. Moshat tona ndryshojnë me më shumë se 40 vjet. Çfarë na bashkon është një dëshirë për të mësuar më shumë për këtë vend.
Unë mund të them se ishte një dashuri e shpejtë (një itinerar i ri nga shëtitjet në botë), edhe pse interesi im në ecje malore deri tani ka qenë thjesht teorik.
Pas të kuqes së ndezur që më fali kalaja e Shkodrës, një natë më parë, Bjeshkët e Nemuna "(pjesa e Alpeve) duken pothuajse hënore.
Gjatë ecjes tonë ne gjejmë shumë për të justifikuar emrin e tyre. Skelete pemësh të thara dhe rrënjët e dala mbi tokë dëshmojnë për dhunën e stuhive dimërore.

Në ngjitemi duke kaluar mbi shkëmbinj të zbardhur dhe madje edhe dëshmitarë të një zjarr të vogël pyjore. Por, mbi të gjitha, malet janë të qeta.
Gjinkallat cicërojnë në livadhe, disa kafshë të vogla fshihen nën gurë, ndërsa fluturat lëvizin mes fushave – ferrave e shkurreve.
Ne mbushëm menjëherë shisheve me ujë nga burimet e ftohta, madje edhe vendosëm të notonim në “pishinën” natyrore të një ujëvare. Heshtja e hijes së një tende ahu është prishur vetëm nga kërcitetje dhe zhurmashurdhuese e hapave dhe shkopinjve tanë.
Të ngjitësh malin me zigzaget e tij kërkon një përpjekje të madhe.

Unë marr frymë rëndë, dhe kur unë ndaloj më duket sikur gjaku shpërthen në qafë.
Por, pasi kuptojmë se jemi pranë pikës më të lartë të Alpeve, me lartësi 2.694 metra, pavarësisht fytyra të djersitura ndjehemi të dehur nga kjo lartësi aq e madhe.
Ecim nëpër fshatra, lugina dhe në dakë ndalemi në bujtina për të ngrënë darkë nën ajrin e freskët të mbrëmjes.
Dieta jonë është e thjeshtë dhe shpesh e përsëritura: çdo ditë, dreka jonë përmban një domate, një kastravec dhe një të fortë, si djathë feta, që mund të jetë pothuajse e athët. Por, trofta e egër e pjekur, një pije e natyrshme si kosi dhe rakia e kumbullës janë një çështje tjetër.

Në fshatin e Thethit ne shohim një kulle te fisit Fazzlija, ku objektivat e rivalitetet klanore mund të marrë strehim. Ajo nuk është përdorur për rreth 200 vjet, por shumë komunitete ende jetojnë dhe punojnë në male. Aty pranë takojmë një njeri që shtyn një karrocën në të cilën është një derr , gati për tu therur.
Aleks tregon historinë se si Bjeshkët e Namuna morën emrin e tyre. Dy vëllezërit shkuan për gjueti dhe gjetën një zanë e bukur. E pyetur se cilin ajo preferoi, ajo u përgjigj: njërin për trimërinë e tij, por tjetri e pëlqeu për bukurinë e tij. Vëllai trim e vrau vëllain e bukur dhe e mori në shtëpi zanën, por nëna e zemëruar nga ajo që kishte ndodhur e mallkoi Zanën për të qëndruar përjetësisht në male.

Në Shqipëri, jo çdo gjë shkon pa probleme: ju keni më shumë gjasa të hasni në një zanë mali se sa një orar të besueshëm të autobuzëve. Vetëm në një natë në kryeqytet, në Tiranë, ne kemi përjetuar disa herë shpëputje të energjisë elektrike. Por, ndoshta edhe për këtë ky vend të le shenjën e tij.
Para se niseha për aty unë unë nuk ishte i sigurt nëse unë mund të ngjitesha, as nëse unë do të kënaqesha, ose të miqësohesha me njerëzit që ndesha. Por, në fund të gjitha këto shqetësime kishin avulluar në ajrin malor.


1797
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI