Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Shqipëria nuk mund të ecë përpara pa i hapur dosjet!
Publikuar me 20 Gus 2012

Shqipëria nuk mund të ecë përpara pa i hapur dosjet!

Ndryshe nga shumë vende të Evropës Lindore dhe Qendrore, Shqipëria nuk është ballafaquar me të krimet e së kaluarës komuniste. Megjithë thirrjet e Perëndimit, dosjet, emrat e aktet e kryera gjatë 45 vjetëve të komunizmit mbeten ende në hije.

Këshilltarja për Çështje Ballkanike pranë Ligës Civile Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se pa një ballafaqim me të kaluarën, Shqipëria nuk mund të ketë një të ardhme të qartë dhe të qëndrueshme.

“Për fat të keq problemi qëndron në faktin se regjimi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike pas komunizmit, nuk i hapi arkivat në atë kohë. Ai u vlerësua për kryerjen e tranzicionit përgjithësisht pa gjakderdhje, duke ditur që Shqipëria përjetoi një nga format më të tmerrshme të komunizmit që ka parë Evropa. Por procesi u shoqërua me mohimin e memories së të gjitha atyre që ndodhën”.

“Në memorien e 5 mijë e 500 të vrarëve nga Enver Hoxha dhe regjimi i Ramiz Alisë që pasoi, dhe të paktën 100 mijë shqiptarëve që u burgosën, syrgjynosën në kampe internimi e pune të detyruar, dita e ballafaqimit me të vërtetën nuk ka ardhur. Jemi në vitin 2012 dhe asgjë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Është një realitet i trishtueshëm, pasi ata që i mbijetuan këtij regjimi nuk kanë parë vënien në vend të drejtësisë”.

“Unë i përmbahem idesë se një prej arsyeve përse Shqipëria nuk është në BE sot, është sepse nuk është ballafaquar me të kaluarën. Vende si Polonia, Rumania, janë në BE; këto vende kanë vite që përpiqen të ballafaqohen me të kaluarën. Nëse nuk kuptojmë të kaluarën e totalitarizmit, nuk mund të kuptojmë të ardhmen; nuk do të mund të ecim përpara”.

“Për fat të keq, ajo që kemi vërejtur në Shqipëri janë dy parti: demokratët dhe socialistët, të cilët në një farë mase e kanë shfrytëzuar këtë histori në interesin e tyre, në të mirë të një elite të vogël politike, në një kohë kur vendi është mbërthyer nga korrupsioni dhe varfëria. Shqipëria nuk ka parë përparim. Nuk shoh rrugëdalje tjetër nga kjo situatë, për këtë arsye vendosa që të dëgjoj rrëfimet e të mbijetuarve. Jemi në 2012 dhe vendi është në qorrsokak. Nuk shoh rrugë përpara pa hapur arkivat, pa parë kush vdiq, kush u burgos, të shohim kush vazhdon të ecë me mentalitetin e së kaluarës në nivelet e larta të qeverisjes, të ngremë një komision për të vërtetën dhe ripajtimin dhe të nxjerrim vrasësit dhe torturuesit para drejtësisë”, ka thënë ndër të tjera DioGuardi.


865
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI