Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Revolucioni i Gjelbër,ne 2010 gati makinat me energji të pastër
Publikuar me 07 Gus 2009

Revolucioni i Gjelbër,ne 2010 gati makinat me energji të pastër

E ashtuquajtura makinë me energji të pastër pritet të dalë në tregun masiv në SHBA në vitin 2010 dhe do të jenë Chevrolet Tahoe, Silverado, GMC Yukon, Sierra apo Cadillac Escalade

 

Nëse Revolucioni Industrial dhe më vonë ai i Inteligjencës Artificiale i dhanë mundësinë njeriut të jetonte më mirë, revolucioni i ri teknologjik do ta shtyjë atë të jetojë më pastër. SHBA, një nga shtetet e fuqishme industriale është gati të shpenzojë 2.4 miliardë dollarë për të shndërruar industrinë e prodhimit të makinave, duke e kthyer nga një industri të prodhimit të mjeteve me naftë në atë të prodhimit të mjeteve hibride (bateri plus naftë) ose 100 për qind elektrike. E ashtuquajtura makinë me energji të pastër pritet të dalë në tregun masiv në SHBA në vitin 2010 dhe do të jenë Chevrolet Tahoe, Silverado, GMC Yukon, Sierra apo Cadillac Escalade. Të gjitha këto makina, sipas specialistëve, do të ulin shpenzimet për karburant me një minimum prej 25 për qindësh, por ato duket se janë vetëm një fazë kalimtare, ku ende pjesa me bateri e makinës mund të përdoret vetëm në fazën me shpejtësi të ulët dhe në trafikun e qyteteve. Specialistët thonë se nëse doni një makinë për të ardhur vërdallë në një qytet të madh, ku do t’ju duhet të shpenzoni mjaft orë në trafik, atëherë një hibrid do të ishte zgjedhje e mirë, por nëse ju bëni rrugë të gjatë dhe në autostrada modeli i vjetër me naftë dhe nënprodukte të saj mbetet më i preferuar.

Sidoqoftë, industria e makinave në SHBA ka marrë 600 milionë dollarë ndihmë për të zhvilluar më tej programin e makinave hibride dhe elektronike. Sipas medias amerikane, kjo bëhet për të sfiduar programet elektronike për makina nga Azia, në një kohë kur parashikohet që pas 10 vjetësh rreth 47 për qind e makinave në SHBA do të jenë ose hibride, ose elektrike. Paratë që u përfituan kryesisht nga Ford dhe General Motors, janë pjesë e 2.4 miliardë dollarëve që Presidenti Obama ka premtuar si pjesë e projektit të tij “të gjelbër” në ekonomi, që do të rrisë pavarësinë energjitike të SHBA-ve.

Grantet përfaqësojnë investimin më të madh të bërë ndonjëherë në SHBA në industrinë e makinave me bateri dhe energji të pastër, siç edhe tha Obama ndërsa vizitonte një nga këto industri në Indiana. Financimi “do të zhvillojë gjeneratën e re të makinave dhe kamionëve, e mbështetur kjo nga gjenerata e re e teknologjisë së baterive, të gjitha të prodhuara në Amerikë”, - tha Obama, duke shtuar se ai do që Shtetet e Bashkuara të jenë lideri botëror për prodhimin e mjeteve që punojnë me energji të pastër.

Deri tani e gjithë industria e prodhimit të makinave me teknologji të përparuar është e vendosur në Azi. “Unë nuk dua që të ul varësinë e SHBA-ve nga nafta e huaj dhe të përfundoj duke rritur varësinë nga zhvillimi i tyre teknologjik. Unë nuk dua që ta importojmë një makinë hibride, unë dua që ajo të prodhohet këtu”. Zyrtarë të Departamentit të Energjisë dhe Ekonomisë në Shtëpinë e Bardhë thanë se 48 projekte në 25 shtete do të marrin para në bazë të një marrëveshjeje që u kërkon atyre të arrijnë standardet e një investime federal.

Kompanitë amerikane do të marrin 1.5 miliard dollarë për të prodhuar bateri e pjesë të tjera dhe për të përmirësuar teknologjinë e riciklimit të baterive. Një shumë prej rreth 500 milionë dollarësh do të shkojë për prodhimin e motorëve elektrikë dhe pjesëve të trenave, ndërsa 400 milionë dollarë do të jepen për të testuar dhe prodhuar karikues për makinat hibride dhe për mjetet që janë 100 për qind elektrike. Pjesa më e madhe e kredive me interesa të ulëta janë marrë nga kompanitë e mëdha të prodhimit të automjeteve dhe General Motors pritet të hedhë në treg në 2010-n makinën e parë me sistem hibrid, për të cilën ajo ka marrë një pjesë të grantit. Nga ana tjetër, Fordi do të hedhë një produkt të ngjashëm në 2012-n, ndërsa kompani të tjera janë impenjuar në përmirësimin e mjeteve hibride tashmë në qarkullim.

 



1663
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI