Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Online nje levizje anti-Explorer
Publikuar me 03 Maj 2006

Online nje levizje anti-Explorer

 

Lufta e fortë mes browser-ave ndez rrjetin e internetit. Një grup përdoruesish Firefox ka krijuar një lëvizje anti-Microsoft për të shpërndarë kod në gjëndje që të bllokojë faqet web për të gjithë ata që përdorin programin e Bill Gates. E quajtur “Explorer Destroyer” ka vëtëm një objektiv luftimin e Internet Explorer duke e kthyer në një program pa vlerë. “Është koha për luftë”, lexohet në manifestat e lëvizjes anti-Microsoft. Dhe kështu ndodhi, krijuesit e kësaj lëvizje kanë programuar një kod në gjendje për të mbajtur larg përdoruesit e Microsoft dhë për t’u dërguar atyre reklama pro Firefox. Kush dëshiron që të marrë pjesë në këtë lëvizje mund të  shkarkojë këtë kod të vogël dhe ta vendosë në faqet e tij të internetit. “Misioni është i thjeshtë – thonë anëtarët e Explorer Destroyer- dhë është në lojë e ardhmja e web-it. Vendosni këtë kod në faqet tuaja të internetit dhe të gjithë vizitorët tuaj do të konvertojnë browser-in e tyre Internet Explorer në atë Firefox, dhe gjithashtu mund të fitoni dhe para.Sipas një programi reklamash të Google për çdo person që ka instaluar browser-in Firefox nga faqja juaj e internetit do të paguajë 1 dollar.


1312
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI