Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Nje politike seksi
Publikuar me 30 Maj 2009

Nje politike seksi

Vajza terheqese, personazhe te dale nga reality show, ose artiste. Nje mutacion gjenetik po pershkon partite. Dhe qe ka ndryshuar rrjedhen dhe rregullat e politikes. Jo vetem ne Itali

Alida Cenaj

Silvio Berluskoni ishte i qarte. Qe ne fillim pat deklaruar se do te ndryshonte politiken. Shumekush besoi se e kishte fjalen per etiken politike dhe sigurisht pakkujt i vajti mendja se ai ishte i interesuar me shume per estetiken. Por ja qe paska folur pikerisht per kete te fundit. Nje prezantim politik virtual qe i le gjithnje e me shume hapesire formules “one man show”. Nga ana tjeter nje politikan me nje histori si ajo e tija, nuk do mund te mos bente realitet iluzionin kolektiv se televizioni eshte jete, ndersa politika televizion. “Dua emra te rinj, dhe fytyra rinore”, deklaroi ai ne zgjedhjet e qershorit. Dhe ja ku kemi nje ministre Shansesh te Barabarta si Mara Karfanja, super-velina e pak viteve teshkuara. Dicka e ngjashme me c’po ndodh edhe me lideret politike ne Tirane. Fytyra te reja, vajza bukuroshe dhe terheqese e djem trendy qe flasin bukur (ose te pakten perpiqen) kane pushtuar prej muajsh edhe ekranet tona.

Por nderkohe Kavalieri nuk ndryshoi kurs edhe tani. Te njejten formule po perdor edhe kur ne politiken evropiane kryefjala e dites eshte: zgjedhje. Por qe me shume se e tille, ne Italine fqinje duket si nje skene sensuale. Ne liste, gati per te dale ne linje direkt nga Strasburgu si europarlamentare, kandidatet italiane perfaqesojne kategori te ndryshme punonjesesh te Canale 5: Yje te emisioneve reality, velina, prezantuese etj. Gjithcka pervecse perfaqesues partiake. Politika italiane eshte ne ndryshim. Fale Kavalierit, zgjedhje pas zgjedhjesh, shartim pas shartimi, Italia po shquhet si kufiri me i perparuar i nje mutacioni politik, por edhe antropologjik, kulturor e social. Pertej Spanjes se Zapateros me tete ministret e tij gra, ose Frances se Sarkozise me ministren e drejtesise Rashida Dati, (veshtrim vrases, garderobe Dior, simbol i integrimit femeror) apo ate te Ekonomise, Kristin Lagard, (kartele dhe floke te bardhe) ne Itali, fale kryeminisrit, termi trup elektoral po konturohet gjithnje e me shpesh. Zonjushat e Mediaset-it, Barbara Matera, prezantuese e “Mai dire goal” dhe Kamila Ferranti drejtuese e “Uomini e donne”, jane shpallur ne fund kandidate per ne Parlamentin Evropian. Gjithashtu Magdi Kristiano Alam e hedhur ne orbiten mediatike nga emisioni “Porta a porta” gjendet ne krye te listes. Por edhe Eleonora Gaxhioli e njohur ne filmin “Eliza e Rivombrozes” dhe Anxhela Sozio e “Big Brother” italian presin radhen. Heret a vone, nese nuk do te qullosin gje ne boten e show biz-it, do te zgjidhen dhe do te fitojne nje post bashkekohor parlamentar krejt papritur.

Here pas here, nga njera legjislature tek tjetra, italiane apo evropiane listat elektorale po transformohen gjithnje e me shume ne nje kaste vajzash entuziaste, aspak te poshteruara per origjinen profesionale, te bindura se spektakli dhe politika rrine natyrshem afer njera-tjetres. Tek e fundit ne zgjedhjet parlamentare mund te arrije edhe nje sekretare partie. Duke shfrytezuar te njejtat karta televizive qe perdori dikur Alberto Mishelini. Piero Badaloni, Piero Marazo dhe Lili Gruber. Mjaftoi vetem nje nderhyrje e forte dhe kritike, e perkrahur nga nje fushate e mire mediatike, me gazeta e televizione qe Debora Serrakiani, sekretare partie ne Udine te shnderrohet ne nje nga yjet e Evropes. Pas Marian Madia, joeksperte e deklaruar, eshte koha e Deborave: modeli i gruas se forte ne nje ndeshje pa burra te forte.

Italia pra eshte kryelajmi i ketyre diteve qe per hir te se vertetes me kandidatet e zgjedhura nga Berluskoni ka skandalizuar boten mbare. Por edhe pse vendi dhe zgjedhjet jane te tjera duket se “moda” per te vene ne krye te podiumeve elektorale vajza te bukura dhe terheqese, eshte ne fuqi edhe ne Tiranen e pragzgjedhjeve. Sigurisht nuk eshte ende koha per te thene qe Ciljeta Xhilaga eshte vene ne krye te listes se kandidateve per aksh parti.Vajza e spektakleve vertete ka filluar studimet per shkenca politike dhe nuk e ka perjashtuar asnjehere mundesine per nje karriere ne kete fushe (me c’po ndodh ne Itali duhet ta thote me shpesh dhe me me besim), por do t’i duhet te prese edhe ca kohe. Vlen kjo edhe per ish-velinat qe nderkohe jane ne fazen e prezantueseve, kengetareve a show-girl. Megjithate nje gjueti figurash publike ka nisur nderkohe. Ndersa Anxhela Sozio ne Itali pret radhen, javen e shkuar Partia Demokristiane e Nard Ndokes njoftoi me krenari se nje nga emrat e listes me 12 deputetet qe kjo parti do te kandidoje ne zonen e Vlores eshte edhe Qetesori, personazhi i njohur i shtepise se “Big Brother Albania 2”. Njoftimi zyrtar i demokristianeve, shperndare gazetareve me e-mail, fliste per nje takim ne Vlore gjate te cilit nje nga kandidatet qe mori mbeshtetje te fuqishme nga te pranishmit, (edhe pse nuk ishte prezent), ishte Qetesor Ferruti, nje nga personazhet shume te njohur tashme te show-t televiziv “Big Brother 2”. Demokristrianeve u ka shkuar mendja mire. Qetesori me siguri duhet te jete anetar i partise se Ndokes, por ben vaki (te pakten bazuar ne rregullat e rrepta te Vellait te Madh) as qe e ka idene se eshte zyrtarisht kandidat per ne Kuvend dhe se kur te dale nga shtepia do t’i duhet te merret drejteperdrejte me fushaten elektorale. Eshte a nuk eshte i zoti per kete pune, pak rendesi ka. Nga ana tjeter pak mundesi ka qe kreu i PDK-se ta vrase shume mendjen nese Qetesori personalisht fiton apo jo. Partite i marrin votat sipas sigles dhe deputetet zgjidhen sipas listes. Mund te qelloje qe PDK merr vota nga prania e Qetesorit, por asnjehere aq sa nje nga protagonistet e Big Brother t’i vije radha per deputet. Nje tjeter andej nga kreu i listes korr benefitet e fames se Qetesorit. C’rendesi ka tek e fundit! Ndoka e ka menduar holle kete pune. Spektakli i ka hyre ne pune edhe politikes. Dhe kjo nuk eshte hera e pare. Mbetet te shohim cdo te behet me Republiken nga Lazarati. Sapo doli nga shtepia e Big Brother, pretendentja tashme e deshtuar per cmimim prej 70 mije eurosh e fitoi nje titull: Fshati i saj e shpalli Qytetare Nderi! Ku i dihet, ndonje lideri te nje partie tjeter (nuk perjashtohet mundesia qe edhe Ndoka ta mendoje nje here kete pune), ta perfshije ne listat e veta. Andej nga zona e saj, Republika eshte shume me e njohur dhe me popullore se shume nga kandidatet e mundshem te tjere. Te pakten per t’i dhene vota partise funksionon. Si perfundim Big Brother edhe pse vetem ne edicionin e dyte te tij ne Shqiperi, e beri te veten. Reality deri tani e ka nxjerre nje kandidat per ne Kuvend.

Kaq nga spektakli tani per tani. Deri kur te mbushin moshen velinat, kengetaret e prezantueset tona, partite shqiptare kane gjetur nje formule akoma me te bukur per keto zgjedhje. Edhe politika jone eshte moderuar. Jo deri aty ku ka arritur Berluskoni, por filozofine e tij, “emra te rinj, fytyra rinore”, po e perdorin ne menyre te vecante partite e medha. Mjafton nje sy i shpejte ne figurat qe ka nxjerre PS, PD, LSI e te tjera per te kuptuar qe rinoret jane me bollek. Gerti Bogdani, Juela Mecani, Erla Mehilli (zedhenesja e re e PD-se), Ajola Xoxe, Erisa Xhixho jane tipiket e te rinjeve qe synojne politiken. Kemi edhe nje parti te re fringo sivjet, me nje lider po aq te ri, Erion Veliaj dhe G99. Nje boom i papare e degjuar ne asnje fushate tjeter zgjedhore. Vajza te reja dhe terheqese, qe flasin bukur e te shkolluara mire dhe djem po ashtu ne lartesine e duhur per te thithur fanse si me magnet. Vetem se askush nuk ben be se hiret jane ne barazpeshe me aftesine per te bere politike. Mjaftoi nje emision televiziv (“Opinion” ne Klan) me te rinjte e politikes qe balanca e simpatise te permbysej kokeposhte. Te zgjedhurit e lidereve te medhenj nuk kishin asgje me shume se kriteret e duhura trupore, fytyren e kuruar mire dhe krenarine se po merren me gjera te medha. “Ne dobi te kombit” sigurisht. Cka nuk perben me shume se nje metode te devijuar te eksperiencave te meparshme kur emrat e njohur u perdoren per fushata. Nuk duhet shume mund per te gjetur tentativat e kaluara te politikes shqiptare per te perfituar nga televizioni dhe nenproduktet e tij. Jo me larg se dy vjet te shkuara Levizja Socialiste per Integrim, duke qene edhe vete e re ne moshe, zgjodhi disa te rinj per listat e kandidateve per anetare te keshillit bashkiak te Tiranes ne zgjedhjet vendore. Pas Partise Socialiste qe renditi nder te tjere Luiza Xhuvanin e Petrit Malajn, asaj Demokratike qe zgjodhi Yllka Mujon, Ilir Meta shpalli emrat e Eneda Tarifes, Besmir Metanit dhe Klajdi Musabelliut si kandidate. E para kengetare, edhe sot shfaqet ne forumet drejtuese te LSI. Besmiri dhe Klajdi ishin as me shume e as me pak vecse produkte te spektakleve televizive talentkerkues qe politika i mori ne perdorim.

Sakaq Petrit Malaj nuk e kishte te parin provimin e votimit. Ne zgjedhjet e pergjithshme te 2005 aktori ishte kandidat i PS-se perballe Majlinda Bregut, (edhe kjo gazetare e dale nga televizioni), aktualisht Ministre e Integrimit. Malaj ishte mjatueshem popullor, si emer qe i ka dhene artit shqiptar, prandaj PS u mundua ta “shfrytezonte” famen e tij. Nderkohe qe vite me pare te tjere para Malajt provuan te njejten eksperience.

Por iluzioni qe Berluskoni kerkon te beje realitet “televizioni eshte jete, ndersa politika televizion” jo gjithmone ka rezultuar i suksesshem. Sepse shume pak syresh e kane perballuar trysnine e eger te kuvendimit te madh politik. Salla e parlamentit te vitit 1996 mund te “ankohej” per cdo gje, por vetem per emra te dale nga arti dhe televizioni bashke, jo. Ndricim Xhepa, Xhevdet Ferri e Alush Shima ishin kontigjenti i deputeteve qe besonin se do te ndikonin per mire ne boten e artit permes ligjeve. Por ne fakt asgje e tille nuk ndodhi. Me gjithe bujen e fillimit asnje nga emrat e njohur nuk u degjua te fliste nga podiumi i Parlamentit. Si deputete te nje parlamenti fatkeq dhe te shkurter, asnjeri prej tyre nuk e coi deri ne fund misionin qe ne fillim e nisen me jo pak buje. Madje shumekush mund edhe ta kete harruar eksperiencen e tyre te pare dhe te fundit ne politike, po te mos kishte qene angazhimi jo i vogel i Ferrit ne ligjin “Per kinematografine”. Por qe mbeti i vetem. Sepse edhe karriera politike e Robert Ndrenikes ne Parlament nuk u mor vesh se kur nisi e kur e perfundoi, ashtu si kandidimi i dikurshem i Bujar Lakos. Nje prag qe provoi ta kalonte edhe Mimoza Ahmeti e vene perballe Monika Kryemadhit ne vitin 2001, por qe nuk e kaperceu dot. Poetja eksperimentale, e pa se ishte me mire te mbetej me mire pas librave e saj, apo qofte dhe ne skena spektakli ku thoshte gjera perkunder rrymes sesa te ndeshej ne arenen e politikes

Ne Itali javen e kaluar ne programin “Tetris”, bukuroshja e nderuar kandidate Anagracia Kalabria, aq me fat sa eshte vene ne krah te Berluskonit, nuk hapi as gojen para fotove te te “panjohurve”, Xhovani Leone, Pietro Neni, madje edhe te Margaret Thecerit. “Eshte e re, do te mesoje”, thane me ironi analistet. Por per fat te keq nuk ishte rasti i vetem. Nuk perben me lajm fakti se klasa politike italiane u ndje e turperuar kur Elizabeta Gradini ngaterroi Consob e Darfur me emrin e nje fast food-i. Keta tanet nuk kane arritur deri ketu. Por nderkohe ekziston edhe nje risk tjeter i fshehur. Manovra e listave dhe kandidateve (qofshin edhe velina a prezantuese si ne rastin e Italise), nuk sherben vetem per te shquar mungesen e stimes ndaj politikaneve. Eshte edhe nje metode e liderve per te mbajtur nen kontroll situaten konkuruese me te tjeret. Prandaj ata, - te rinjte bukuroshe dhe aspirante, dale nga spektaklet ose jo, - kane perballe edhe nje rrezik: te perfundojne si Princi Carls i Anglise: pretendent per nje fron qe nuk do ta arrijne kurre.


2121
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI