Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Interneti peshon 498,438,559,990 kg
Publikuar me 24 Nen 2009

Interneti peshon 498,438,559,990 kg

 


 


 


Duke përdorur informacione që janë publike, për herë të parë në botë, ekipi i Crave/CNet kanë llogaritur shkencërisht peshën e Internetit. Edhe nëse mungon prakticiteti i një informacioni të tillë… ja ku jeni, po e lexoni!


1 Kompjutere


Rreth 570,937,778 kompjuterë besohet se janë të lidhur me Internetin, sipas Internet Systems Consortium. Me një mesatare prej 40 kg për njësi, përfshirë monitorin nga ku po lexoni këtë, i shtohet masivit të madh. Sigurisht, në qarkullim ka shumë laptopë, por kompjuterët e tryezës kanë printera, skanera e çfarëdo pajisje të lidhur që ngushton diferencën.


2 Servera
Serverët janë vendi ku ruhet “Interneti” juaj. Imagjinojini si librari elektronike me qira, vetëm se libri juaj nuk jepet me qira, as nuk myket. Serverët shërbejnë faqet që ju kërkoni kur shtypni adresat në shfletuesin tuaj. Siç mund ta shihni, janë goxha. Netcraft vlerëson se janë 175,480,931 serverë në të gjithë botën.


3 Kabllo
Ky këtu është një tjetër element me ‘peshë’ në masën e Internetit. Është pesha mesatare e 15,000 km e kabllos TAT-14 që lidh Shtetet e Bashkuara me Francën, Holandën, Gjermaninë, Danimarkën, dhe Mbretërinë e Bashkuar. Kablloja peshon 5.8 kg për metër.


4 iPhone
Është lodra që duhet ta kenë të gjithë. Nëse nuk keni iPhone, konsideroheni pjesë e klasave shoqërore që nuk përparojnë dot. Është ekuivalenti i të mos pasurit të ‘kokës’ në kohët moderne. Dhe janë shitur goxha iPhone, 42 milionë në total, dhe të gjithë lidhen me Internetin. Së bashku peshojnë 6 milionë kilogramë.


5 BlackBerry
BlackBerry:  iPhone për njerëzit ‘që merren me biznes’. ‘Njerëzit e biznesit’ kanë shpenzuar shumë para për BlackBerry-t. RIM ka shitur mbi 50 milionë aparate të tillë. Pesha shtohet!


6 Viruse
Viruset në fakt nuk peshojnë aspak, por e kanë merituar një vend në peshë, sepse e ‘rëndojnë’ goxha përdorimin e Internetit. Në total ka mbi 287,524 viruse në qarkullim në Internet, gati për të hyrë në kompjuterin tuaj me Windows.


7 ueb faqe
Edhe ueb-faqet janë pjesë e rëndësishme e Internetit, por as ato nuk peshojnë shumë. Shumica e tyre janë impulse elektrike, shirita magnetikë, ose hard disqe, ose elektrone që enden në hapësirë duke lundruar të lumtur. I përmendëm serverët, të cilët janë pesha fizike që mban ueb-faqet, por nuk numërohen ueb-faqet, numrat e tyre ngjiten fluturimthi lart. Arkivat e Internetit mbajnë mbi 85 miliard faqe, dhe kaq është vetëm maja e ajsbergut.


8 Totali
Ja ku doli, të nderuar lexues. Interneti ka goxha peshë. Për të krijuar një ide reale se sa peshon Interneti, imagjinoni një kullë gjigante, përbërë nga kompjuterë, kabllo dhe serverë që ngjitet në qiell si gishtat e një demoni apokaliptik të ligë. Tani imagjinoni edhe shkreptima, stuhi, dhe shtrëngata elektrike. Dhe në majë të gjithë kësaj një dhelpër që ulërin pa lidhje. Kjo është gjëja më e përafërt me peshën reale të Internetit.


1186
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI