Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Si të biesh prapë në dashuri…me bashkëshortin tënd
Publikuar me 27 Maj 2012

Si të biesh prapë në dashuri…me bashkëshortin tënd

Disa këshilla për të kthyer atë që ka qenë e zjarrtë dhe e fortë. Sepse nuk e ka fajin mosha apo vitet, por ju vetë. Ndonjëherë edhe pa e ditur. Ja si ta rindizni dashurinë

Zbrit në rrjedhën e kujtesës!

Që të biesh përsëri në dashuri me bashkëshortin, mendo për atë kohë kur ju të dy sa kishit filluar të dilnit bashkë. Gjatë asaj kohe, ti duhet të kesh parë ca cilësi te bashkëshorti yt, që të kanë bërë të ndjesh se ai është i duhuri. Me kalimin e kohës ti i ke harruar këto cilësi, ose ke nisur mos t’I vësh re. Por janë ato gjëra që e bëjnë atë unik dhe të veçantë për ty. Pra, fillo të vlerësosh përsëri cilësitë e bashkëshortit tënd.



Dashuri pa kushte!

Do mendosh ti: në këtë moshë e në këtë kohë!!!Po! Ky rregull praktikohet ende. Mbaji pritshmëritë të ulëta dhe mësohu të duash pa kushte. Nëse je e aftë për ta bërë këtë, ti vetë do e dallosh detin e ndryshimit që do hapet në lidhjen tuaj. Do e shohësh që më vonë mund të biesh me bashkëshortin përsëri brenda.



Fal me lehtësi!

Nëse do nga ana tjetër, që dhe bashkëshorti të të dashurojë përsëri, mëso të falësh gabimet e tij të vogla. Shumica e grave (ose të gjitha?) kanë prirjen që të kujtojnë dhe t’ia përsërisin bashkëshortit gabimet e mëparshme, ndonjëherë edhe vite të tëra pasi i ka bërë. Kjo sjellje është ekstremisht e dëmshme. Prandaj, fal dhe harro, kjo është filozofia e një marrëdhënieje të shëndetshme.



Komunikoni!

Një nga këshillat më të rëndësishme mbi mënyrën si të biesh në dashuri me bashkëshortin përsëri, është të komunikosh me partnerin. Edhe nëse keni stile jete shumë dinamike, vërini vetes synim për ta ndarë ditën me njëri-tjetrin. Nëse ke ndonjë lajm të mirë, përpiqu që t’ia thuash bashkëshortit të parit. Nëse ai ka probleme në punë, tregohu e ndjeshme ndaj tij. Komplimentoni shpesh njëri-tjetrin, bëhuni miq të mirë: pra bëni çdo gjë për të qenë të përfshirë në jetën e njëri-tjetrit.



Bëje atmosferën të nxehtë!

Që bashkëshorti të bjerë përsëri në dashuri me ty, bëji gjërat pak pikante. Ktheje romancën në marrëdhënien tuaj. Praktikoni një hobby bashkë. Parashikoni takime romantike fundjavave. Në çdo stinë, shkoni për ca pushime të shkurtra. Nëse nuk keni gjë tjetër më të mirë, të dielave gatuani bashkë dhe shijoni një darkë nën dritën e qirinjve në shtëpi. Bëni diçka të veçantë, romantike për njëri-tjetrin herë pas herë për ta mbajtur larg nga marrëdhënia monotoninë. diçka

Megjithatë përgjigja “si të biesh në dashuri me bashkëshortin përsëri?” nuk është asnjëherë e lehtë. Ndonjëherë, një çift mund të ketë probleme të rënda, të cilat e ndikojnë shumë marrëdhënien. Në raste të tilla, martesa ka vërtet për ndihmë nga jashtë për të shmangur prishjen e saj. Gjithsesi, po të respektoni njëri-tjetrin, të pranoheni siç jeni, të mësoni të jepni pa pritur për të marrë janë disa nga pikat që gjithashtu e bëjnë martesën e lumtur dhe të gjatë!


994
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI